TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raporti i REVENT: Serbia përdor narrativat për ekstremizmin islam si armë propagandistike kundër Kosovës

by tëvë1
58 minuta ago
1
A A
Raporti i REVENT: Serbia përdor narrativat për ekstremizmin islam si armë propagandistike kundër Kosovës

Serbia vazhdon të përdorë narrativat për ekstremizmin islam si pjesë të një strategjie për ta dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe për të minuar harmoninë ndërfetare mes shqiptarëve, vlerësohet në një raport të Institutit për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT, si dhe nga njohës të çështjeve të sigurisë.

Çështja është rikthyer në vëmendje pas një vendimi të javës së kaluar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila konstatoi se Hysri Selimi ishte bashkuar me organizatën terroriste ISIS me udhëzime të Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë (BIA), ndërsa njëkohësisht e informonte këtë shërbim për rrymat radikale islame në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, thotë se ky interesim i Serbisë nuk është i ri, por vazhdimësi e politikave të ndjekura që nga vitet ’90.

Sipas tij, Serbia dhe Rusia kanë tentuar prej dekadash t’i paraqesin shqiptarët dhe më pas Kosovën si vatër të ekstremizmit islamik, me synimin për ta portretizuar shtetin e Kosovës si të pasigurt dhe të lidhur me radikalizmin fetar.

“Ky informacion u duhet shumë më tepër për ta baltosur Kosovën dhe për ta paraqitur si një vend të pasigurt dhe me prirje drejt radikalizmit islam. Edhe pse një numër qytetarësh nga Kosova kanë shkuar në Siri, ky nuk është problemi kyç i Kosovës dhe nuk mund t’i jepet vendit ky karakter. Institucionet e Kosovës e kanë luftuar këtë dukuri dhe pika fillestare e Serbisë është e njëjtë me atë ku ndodhet sot – t’i përdorë raste të tilla për ta paraqitur Kosovën si shtet jostabil dhe të lidhur me ekstremizmin”, ka deklaruar Peci.

Ai shton se një objektiv tjetër i Beogradit është cenimi i harmonisë ndërfetare që karakterizon shoqërinë shqiptare.

Sipas Pecit, identiteti kombëtar shqiptar është ndërtuar mbi bashkëjetesën e komuniteteve të ndryshme fetare dhe pikërisht këtë model synojnë ta godasin lëvizjet radikale.

Narrativa për ta paraqitur Kosovën si vatër të ekstremizmit, sipas raportit të PREVENT me autor Skender Përteshin, është përdorur vazhdimisht edhe nga diplomacia serbe.

Raporti sjell si shembull sulmin terrorist ndaj Ambasadës së Izraelit në Beograd, në qershor të vitit 2024, kur një pjesëtar i forcave të sigurisë serbe mbeti i plagosur rëndë.

Sipas raportit, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, u përpoq ta lidhte autorin e sulmit me Kosovën, duke pretenduar se Senad Ramoviq Beqan ishte ndihmuar të fshihej në Kosovë.

Instituti PREVENT thekson se ky pretendim ishte i pavërtetë dhe kishte për qëllim dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës, duke e paraqitur atë si vend që mbështet terrorizmin.

Në të njëjtën kohë, raporti thekson se sulmet terroriste të ndodhura në veri të Kosovës gjatë viteve të fundit janë kryer nga organizata që gëzojnë mbështetje nga Serbia.

Sipas analizës së PREVENT, ndërmjet viteve 2021 dhe 2024, anëtarë të organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” kanë kryer mbi 17 sulme terroriste në Kosovë.

Këto sulme kanë pasur në shënjestër institucionet e Republikës së Kosovës, misionet ndërkombëtare, popullatën civile dhe infrastrukturën kritike të vendit.

Raporti arrin në përfundimin se, ndërsa Serbia promovon narrativa që e paraqesin Kosovën si vatër të ekstremizmit, në praktikë organizatat e mbështetura prej saj janë përgjegjëse për një seri sulmesh terroriste që kanë cenuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. /Geopost/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre të vrarë në Gaza, Izraeli zgjeron praninë ushtarake në territor

Tre të vrarë në Gaza, Izraeli zgjeron praninë ushtarake në territor

SHBA-ja dhe Irani bien dakord të ndalin armiqësitë, takohen në Katar për Ngushticën e Hormuzit

SHBA-ja dhe Irani bien dakord të ndalin armiqësitë, takohen në Katar për Ngushticën e Hormuzit

Nga e hëna ndërpritet transporti publik, Rama e Murati me akuza të ndërsjella

Nga 1 korriku ndryshon itinerari i linjës 7C, Trafiku Urban jep detaje

Polici që u godit për vdekje nga vetura në Vërmicë ishte duke patrulluar në këmbë, Policia jep detaje për rastin

Brazili – Maroku, dueli që theu rekord shikueshmërie

Ancelotti paralajmëron Brazilit para duelit me Japoninë

Scaloni rinovon kontratën me Argjentinën

Scaloni rinovon kontratën me Argjentinën

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Chelsea nuk dorëzohet për Xhakën, gati oferta tjetër

Nga e hëna ndërpritet transporti publik, Rama e Murati me akuza të ndërsjella

Nga 1 korriku ndryshon itinerari i linjës 7C, Trafiku Urban jep detaje

Raporti i REVENT: Serbia përdor narrativat për ekstremizmin islam si armë propagandistike kundër Kosovës

Raporti i REVENT: Serbia përdor narrativat për ekstremizmin islam si armë propagandistike kundër Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën