Ramiz Sadiku ka shënuar fitore të madhe në javën e 16-të në Ligën e Parë të futbollit, duke mposhtur Vushtrrinë me shifrat 2:1.
Në sekondat e fundit, Ramiz Sadiku shënoi për 2:1.
Ishte kapiteni, Rilind Gërbeshi që shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, duke ia siguruar tri pikë.
Me këtë fitore, Ramiz Sadiku shkon në kuotën e 30 pikëve në pozitën e 5-të. Kurse Vushtrria mbetet në pozitën e parë me 34 pikë.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Trepça – Feronikeli, takimi u mbyll baras 1:1. Në këtë takim, mitrovicasit u udhëhoqën nga trajneri i mirënjohur Tahur Lushtaku.







