Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet e tij sociale, Rama ka ndarë një foto të një foshnje i veshur Kuq e Zi dhe me flamurin shqiptar, i cili ka ardhur në jetë ditën e djeshme, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Mirëmengjes dhe me Diansin, vogëlushi që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dje, Ditën e bekuar të Pavarësisë, ju uroj sot të gjithëve Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit”, ka shkruar Rama në Facebook.