TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama: Sabotazha s’kalon, sonte do të fillojmë largimin e mbeturinave

by teve1
10 muaj ago
0
A A
Rama: Sabotazha s’kalon, sonte do të fillojmë largimin e mbeturinave

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka paralajmëruar se sonte do të fillojë largimi mbeturinave në kryeqytet, pasi ndërmarrja Pastrimi ka ndërprerë shërbimin për largimin e tyre për shkak të mos pagesës së borxheve.

Në një deklaratë për media, Rama i ka quajtur të pavërteta pohimet se komuna i ka bërë mbi dy milionë euro borxh kompanisë “Pastrimi”.

“Sonte, Kryeqyteti do të fillojë largimin e mbeturinave. Komuna e Prishtinës po përballet me një sabotim të hapur nga ndërmarrja Pastrimi, një kompani publike që, nën drejtimin aktual, është shndërruar në simbol të keqmenaxhimit dhe mungesës së përgjegjësisë. Deklaratat e menaxhmentit të ndërmarrjes Pastrimi, se Komuna e Prishtinës i ka borxh 2.7 milionë euro, janë të pavërteta. Komuna e Prishtinës ka zero borxh ndaj ndërmarrjes Pastrimi, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se ndërmarrja “Pastrimi” ka përfituar 11.5 milionë euro të hyra direkte nga Komuna e Prishtinës, në bazë të detyrimeve kontraktuale, 1.4 milion euro për blerjen e kamionëve të rinj të pastrimit, 3 mijë e 800 kontejnerë të rinj, të financuar nga Komuna, 400 mijë euro në formë subvencionesh shtesë.

“Megjithatë, përkundër kësaj përkrahjeje të jashtëzakonshme, menaxhmenti i “Pastrimit” ka keqpërdorur paranë publike për rritje të pagave për kryeshefin dhe menaxhmentin, punësime të panevojshme dhe të motivuara politikisht, në kundërshtim me nevojat reale të kompanisë”, ka shtuar Rama.

Sipas tij, Komuna e Prishtinës në dhjetor 2024 dhe shkurt 2025 ka ftuar zyrtarisht ndërmarrjen “Pastrimi” për të nënshkruar kontratën e shërbimeve, por kjo është refuzuar nga menaxhmenti i saj.

Ndërkohë, sot kompania ka lajmëruar se ka ndërprerë shërbimet e grumbullimit të mbeturinave në të gjithë Prishtinën.

Ndryshe, Rama javën e kaluar kishte thirrur seancë të jashtëzakonshme për datën 13 maj 2025, me qëllim të subvencionimit të pagave të punëtorëve të Pastrimit në vlerë 300 mijë euro, por seanca nuk u mbajt për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Kërcënimi me vrasje në një dasëm, shkak procesi gjyqësor “Brezovica”

Kërcënimi me vrasje në një dasëm, shkak procesi gjyqësor “Brezovica”

Ngritja e çmimeve nga nafti deri te energjia, deputetët: S’ka Kuvend funksional, nuk mund të merren veprime si heqja e akcizës

Ngritja e çmimeve nga nafti deri te energjia, deputetët: S’ka Kuvend funksional, nuk mund të merren veprime si heqja e akcizës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën