TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ngritja e çmimeve nga nafti deri te energjia, deputetët: S’ka Kuvend funksional, nuk mund të merren veprime si heqja e akcizës

Çmimi i derivateve vazhdimisht po shënon ngritje, andaj edhe po kërkohen veprime nga institucionet. Deputetë opozitarë që janë anëtarë të Komisionit për Ekonomi, thonë se në rrethana aktuale nuk mund të ndërmirren masa si heqje e akcizës pasi që nuk ka Kuvend funksional.

by Lindrit Zejnullahu
2 muaj ago
1 0
A A

Deri në 1 euro e 71 cent ka arritur gjatë vikendit çmimi për litër të naftës në Kosovë.

Kjo si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme që ka nisur tash e disa javë.

Andaj po vlerësohet se edhe nëse ekziston vullneti, institucionet nuk mund të ndërmarrin hapa në uljen e këtyre çmimeve.

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala vlerëson se mosfunksionimi i Kuvendit vështirëson ndërmarrjen e hapave si heqja e akcizës për naftën.

“Ne e kuptojmë që në këtë pozicion të ekonomisë sonë gjegjësisht të skemës fiskale, të TVSH-së, të akcizës e vështirëson shumë edhe mungesa e funksionimit të parlamentit, nuk ka vendimmarrje dhe nuk ka mundësi që të ndryshohet baza ligjore shpejt, por ka hapësirë dhe mundësi mbi bazën e një analize të mirëfillt që të kemi masa të përkohshme ose periodike në lehtësimin dhe në subvencionimin e sektorëve vitalë”, ka thënë Shala

Përpos kësaj, ngritje e çmimeve tjera janë paralajmëruar sikurse ai i energjisë elektrike, andaj deputeti opozitar vlerëson se qytetarëve po u vështirësohet jetesa.

“Në këtë fazë përveç naftës dhe çmimit të energjisë, ne rrezikojmë bazën e mirëqenies qytetare, rrezikojmë bazën e ekonomisë sonë, dhe rrezikojmë shumëçka nga prodhimtaria vendore, gjë që shteti është krejtësisht inekzistent në këtë fazë dhe praktikisht ne jemi nën mëshirën e lojës si me thënë moniste të një subjekti politik i cili është krejtësisht inferior apo i pandijshëm në raport me këtë krizë të përgjithshme ekonomike të vendit”, u shpreh tutje Shala.

Edhe Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se nuk po ndihet dora e shtetit në këto ngritje çmimesh.

”Situata po injorohet plotësisht prej pushtetit, edhe pse nuk ka Kuvend funksional dhe Komisione funksionale, prapë se prapë ata është dashur të vijnë me një propozim qysh mundemi me zvogëlu rritjen e çmimeve të njëpasnjëshme të çmimeve të naftës, çmimet tavan nuk janë zgjidhje për shkak se rritet çmimi gjithmonë sipas importit… Transporti publik, emergjencat, kategoritë kyçe, bizneset duhet më së pari me u kujdes mos me u rritë çmimi i naftës pastaj çmimi për individë me qenë propozim ose akciza ose TVSH-ja”, ka thënë Ymeri.

Gjatë ditës, Ministria e Industrisë për tëvë1 ka treguar se janë duke kryer inspektime në gjithë vendin për të parë se a po respektohet çmimi tavan për shitjen e derivateve.

Ndërkohë, asnjë nga deputetët e partisë në pushtet nuk kanë pranuar të flasin lidhur me këtë çështje.

E Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të hënën ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme ku një nga to është lirimi i menjëhershëm së paku 50% nga TVSH-ja për derivatet.

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

Mbrojtja e të dënuarit për vrasjen në Dumnicë kërkon nga Apeli aktgjykim lirues, pala e dëmtuar burgim të përjetshëm

Nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë euro gjobë për katër të akuzuarit për dhënie ryshfeti në pikën kufitare Hani i Elezit

Dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë i akuzuari për përdhosje të flamurit të Turqisë dhe armëmbajtje pa leje

Kurti kërkon mbi 500 mijë vota në zgjedhjet e 7 qershorit

Kurti kërkon mbi 500 mijë vota në zgjedhjet e 7 qershorit

Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuroria s’gjen prova për vepra penale

Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuroria s’gjen prova për vepra penale

Rreth një milion palestinezë mbeten pa ujë në zonën që Izraeli e ka caktuar si “të sigurt”

Të gjithë aktivistët e flotiljes drejt Gazës janë liruar para deportimit, thotë grupi izraelit

Rutte paralajmëron Rusinë: NATO do t’i përgjigjet fuqishëm çdo agresioni ndaj aleatëve

Rutte paralajmëron Rusinë: NATO do t’i përgjigjet fuqishëm çdo agresioni ndaj aleatëve

Revolucion i UEFA-s, ndryshon formati i Nations League dhe kualifikueset e Evropianit

Revolucion i UEFA-s, ndryshon formati i Nations League dhe kualifikueset e Evropianit

Irani paralajmëron Evropën: Bashkimi me SHBA dhe Izraelin do të konsiderohet një akt lufte

Irani thotë se ka marrë “pikëpamjet” e SHBA-së përmes Pakistanit dhe po i shqyrton ato

Brukseli konfirmon, Shqipëria merr dritën jeshile nga BE

Brukseli konfirmon, Shqipëria merr dritën jeshile nga BE

10 vende thërrasin diplomatët izraelitë pas videos së ministrit që abuzoi me aktivistët e flotës së Gazës

10 vende thërrasin diplomatët izraelitë pas videos së ministrit që abuzoi me aktivistët e flotës së Gazës

Ferizaj – Dukagjini, finalja e Kupës së Kosovës

Ferizaj – Dukagjini, finalja e Kupës së Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën