tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Rama për marrjen e të hyrave nga Qeveria: Është jo ligjore, do ta luftojmë çdo tentim

tëvë1 nga tëvë1
17/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se në takimin koordinues e mbajtur të hënë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarëve të​ Komunave, në njëfarë mënyre janë dakorduar që të hyrat vetanake të i’u kthehen komunave.

Ai tha se të hyrat vetanake me ligj i takojnë komunave që t’i përdorin në të mirë të qytetarëve dhe se ato nuk mund që të tjetërsohen.

Madje ai thotë se do ta luftojnë çdo tentim që mjetet të u merren, duke shtuar se kjo formë është jo ligjore.

“Mendoj që të hyrat vetanake me ligj faktikisht i takojnë komunave, pra të hyrat vetanake të kryeqytetit janë të kryeqytetit janë të qytetarëve të kryeqytetit edhe nuk munden që të tjetërsohen ato. Çdo tentim normal që është jo ligjor edhe ne do ta luftojmë çdo tentim. Patëm një takim të mirëfillte edhe me kryeministrin edhe me ministrin e Financave ku edhe në një farë mënyre u dakorduan që të hyrat vetanake të i’u kthehen, të lejohen për përdorim për projekte të cilat janë duke pritur për të mirën e kryeqytetit”.

“Shpresoj që kjo çështje do të marr fund për të mirën e qytetarëve dhe të gjitha komunave po shpresoj për brenda javës do t’i kemi ato të hyra vetanake që t’i përdorim për projekte të shumta të cilat i pret kryeqyteti edhe qytetarët këtu. Jam optimist që këtë çështje e kemi zgjedhur”, tha ai për EO.

Ai shtoi se për këtë çështje Asociacioni i Komunave të Kosovës, i është drejtuar Qeverisë më një letër, duke pohuar që pritet që të lehtësohet procesi i bartjes së mjeteve të komunave.

“Tash e kanë kërkuar një letër të cilën unë personalisht, ne si kryeqytet i kemi dërguar para dy javësh tash po e kërkojnë një letër tjetër prej Asociacionit të Komunave të Kosovës, edhe atë e kemi dërguar, i kemi kërkuar Asociacionit që ta dërgojë. Besoj që do të shlirohet procesi i bartjes së mjeteve te komunat përkatëse”, tha ai.

Me Projektligjin e Buxhetit për vitin 2023 Qeveria ka paraparë që nëse të hyrat vetanake të një komune nuk shpenzohen gjatë një viti, ato do t’i merren dhe t’i dhurohen komunave tjera ose të përdoren në nivelin qendror.

Të ngjashëm

LAJMET

Chollet: Inkurajova Vuçiqin të marrë hapa për zbutjen e krizës në veri të Kosovës

03/06/2023
RAJONI/BOTA

Humb jetën turistja polake, u rrëzua aksidentalisht në afërsi të një hoteli në Malin e Robit

03/06/2023
RAJONI/BOTA

Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen disa persona

03/06/2023
RAJONI/BOTA

24-vjeçari mbyt nënën e tij në Përmet

03/06/2023
LAJMET

Arrestohet një person pasi keqpërdori besimin brenda kompanisë duke marrë para

03/06/2023
LAJMET

Vera “hallakatë” zyrën e Kurtit

03/06/2023

Pushimi i natës ju ndihmon të fokusoheni dhe mbani mend

03/06/2023
0

Ne të gjithë e dimë se gjumi ju ndihmon në fokusin dhe shëndetin tuaj. Por a e keni ditur arsyen?...

Chollet: Inkurajova Vuçiqin të marrë hapa për zbutjen e krizës në veri të Kosovës

03/06/2023
0

Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq,...

Humb jetën turistja polake, u rrëzua aksidentalisht në afërsi të një hoteli në Malin e Robit

03/06/2023
0

Një turiste polake ka vdekur pasi është rrëzuar aksidentalisht në afërsi të një hoteli në Malin e Robit. Siç njofton...

Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen disa persona

03/06/2023
0

Një aksident i rëndë është shënuar në Rrugën e Kombit në afërsi të Rrëshenit, ku dy mjete janë përplasur me...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.