TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama ia dhuron “Helmetën Ilire” batalionit britanik që dha kontribut në çlirimin e Kosovës

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Rama ia dhuron “Helmetën Ilire” batalionit britanik që dha kontribut në çlirimin e Kosovës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nderuar me çmimin “Helmeta Ilire” ish-oficerët e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, të cilët kanë marrë pjesë në hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë në qershorin e vitit 1999.

Rreth 20 ish-oficerët u pritën në takim nga Rama, të cilët ndanë përvojat e tyre gjatë asaj kohe. Rama u shpreh i nderuar për praninë e batalionit britanik. Ai tha se këta të fundit kanë dhënë kontribut të madh në çlirimin e Kosovës.

Rama tha se pas vizitës në kryeqytet të ish-oficerët britanik , tregoi “se po shohin një frymë pozitive, një energji pozitive, një zhvillim të bujshëm dhe të mirë të vendit tonë”.

Kryetari Rama potencoi se në shenjë respekti dhe në emër të qytetarëve u dhuroi “Helmetën Ilire”, të cilin e pranoi gjeneral majori Jeremy Rowen.

“E kam nderin që sot e kam batalionin britanik sot që kanë ardhur këtu të na nderojnë për festën e 25 vjetorit të lirisë. Janë njerëz këta që kanë hyrë të parët në Kosovë, që kanë dhënë kontributin më të madh të mundur për lirinë tonë që sot e gëzojmë, e që sot jemi të lirë t’i krijojmë tregimet tona për të ardhmen. Më vjen shumë mirë që edhe sot që kanë ardhur pas 25 vitesh të na vizitojnë, po e shohin një frymë pozitive, një energji pozitive, një zhvillim të bujshëm dhe të mirë të vendit tonë dhe po na falënderojnë që nuk ua kemi hedhur poshtë gjithë atë mund për të na çliruar vendin tonë. I kam falënderuar nga zemra dhe po ashtu u dhurova ‘Helmetën Ilire’, si një shenjë të respektit tonë në emër të qytetarëve të kryeqytetit, e po ashtu edhe gjithë Kosovës. Kontributi i shtetit britanik ndaj neve, Kosovës në përgjithësi, është shumë i madh”, tha Rama.

Ndërkaq, Rowen tha se Prishtina ka një impakt për batalionin britanik, duke shtuar se kryeqyteti tashmë është i gjallë, për dallim siç e kishte lënë para 25 viteve.

Gjenerali Rowen tha se të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim kanë histori të ndryshme për të treguar gjatë kohës sa kishin qëndruar dhe vepruar në Kosovë gjatë vitit 1999.

“Unë mendoj, nëse flisni me të gjithë këtu, siç e keni dëgjuar tashmë, të gjithë do të kenë një histori shumë të ndryshme, sepse kur erdhëm këtu ditën e parë, të gjithë punonin në sektorin e tyre sepse gjithçka duhej rindërtuar. Një nga gjërat shumë interesante për mua ishte se sa shpejt u kthyen njerëzit. Inteligjenca jonë ushtarake; nuk ishte shumë inteligjente, gjë që është normale, ata thanë se njerëzit nuk do të ktheheshin në qytet për dy deri në tre javë. Epo, ata u kthyen në ditën e parë, dhe njerëzit vërshuan qytetin. Dhe pritja atje ishte absolutisht e jashtëzakonshme. Mendoj rreth tre ose katër ditë pasi erdhëm në qytet, unë po ecja vetëm me përkthyesin tim, dhe ishte një kohë e jashtëzakonshme, sepse të gjithë burrat po afroheshin dhe më shtrëngonin dorën dhe gratë po vinin dhe po më përqafonin, e di se cilën preferoja unë, por, uh, dhe më jepnin gjëra për të ngrënë dhe për të pirë. Dhe kohën time personale, si shumë e kalova në sektorin mjekësor, duke u përpjekur për të rikthyer dhe funksionuar Spitalin Universitar, që ishte një sfidë e konsiderueshme”, potencoi Rowen, shkruan KP.

Kurse, njëri nga ish-oficerët e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, që kishte marrë pjesë në hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë në qershorin e vitit 1999 tregoi se si shenjë falënderimi për kontributin e tyre, ishin “mbuluar” me lule nga qytetarët.

“Ne po kalonim nëpër fshatra dhe ishim të mbuluar me lule. Dhe kurrë nuk e kuptova fare mirë se nga vinin të gjitha këto lule. Por, ato duhej të hiqeshin vazhdimisht sa herë që kalonim nëpër një fshat tjetër… Kjo ishte një përvojë e re”, tregoi ai.

Tags: "Helmeta Ilire"Clirimi i Kosovesperparim rama
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngritje e temperaturave gjatë javës së ardhshme

Ngritje e temperaturave gjatë javës së ardhshme

Rikthehet furnizimi me ujë në Fushë-Kosovë pas ndërprerjes së përkohshme

Rikthehet furnizimi me ujë në Fushë-Kosovë pas ndërprerjes së përkohshme

25 Vjet nga rrëzimi i Millosheviqit, Hoxhaj: Serbia po përpiqet të rikthejë ndikimin e vjetër

25 Vjet nga rrëzimi i Millosheviqit, Hoxhaj: Serbia po përpiqet të rikthejë ndikimin e vjetër

“Rikandidimi” i Vjosa Osmanit për presidente, cili është qëndrimi i partive në Kuvend?

“Rikandidimi” i Vjosa Osmanit për presidente, cili është qëndrimi i partive në Kuvend?

Tronditet AC Milani, Mike Maignan drejt Ligës Premier

Tronditet AC Milani, Mike Maignan drejt Ligës Premier

“Asnjë ndryshim në terren”: Izraeli vazhdon të godasë Gazën edhe pas thirrjes së Trump për të ndaluar

“Asnjë ndryshim në terren”: Izraeli vazhdon të godasë Gazën edhe pas thirrjes së Trump për të ndaluar

Një xhamie në Britani i vihet flaka, dyshohet si një krim nga urrejtja

Një xhamie në Britani i vihet flaka, dyshohet si një krim nga urrejtja

Presidenti i FIFA-së Infantino, vjen të mërkurën në Prishtinë

Presidenti i FIFA-së Infantino, vjen të mërkurën në Prishtinë

Ngritje e temperaturave gjatë javës së ardhshme

Ngritje e temperaturave gjatë javës së ardhshme

Rikthehet furnizimi me ujë në Fushë-Kosovë pas ndërprerjes së përkohshme

Rikthehet furnizimi me ujë në Fushë-Kosovë pas ndërprerjes së përkohshme

Ndaj Serbisë më shumë se një ndeshje, ëndërroj Botërorin” – Sylvinho optimist për të ardhmen e Shqipërisë

Ndaj Serbisë më shumë se një ndeshje, ëndërroj Botërorin” – Sylvinho optimist për të ardhmen e Shqipërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën