TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama fton në dialog publik protestuesit e Zvërnecit

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Rama: Shqipëria, në një moment historik për anëtarësimin në BE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar të hënën në Tiranë kundër ndërtimeve në Zvërnec, duke publikuar një video nga tubimi ku dëgjohen protestuesit teksa hedhin thirrje fyese në adresë të tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë kritikoi gjuhën e përdorur, duke u shprehur se nëse ky është vizioni i tyre për mbrojtjen e mjedisit dhe për “Shqipërinë e Shqiptarëve, atëherë do t’u duhet shumë fat në të ardhmen”.

Sipas tij, kauzat publike dhe mbrojtja e natyrës nuk mund të përfaqësohen përmes fyerjeve dhe ofendimeve.

“Çuna! Unë sinqerisht ju pëlqej vërtetë, sidomos ata ndër ju që votojnë për mua – ka plot aty jashtë këtij korit udhëheqës – dhe mbi të gjitha, sepse të paktën jeni më të freskët se sa mbeturinat politike që më vijnë poshtë dritares tash 13 vjet, por nëse ky është vizioni juaj për mbrojtjen e natyrës dhe për “Shqipërinë e Shqiptarëve”, ju uroj sinqerisht shumë fat në të ardhmen, sepse do t’ju duhet”, shkruan Rama.

Njëkohësisht ai ftoi ata në një bashkëbisedim publik për të diskutuar çështjet që lidhen me projektin në Zvërnec dhe tema të tjera me interes publik.

Kryeministri shton se është i gatshëm të diskutojë me protestuesit për çdo shqetësim që ata kanë, duke përmendur çështje si Zvërneci, transparenca, pronat, investimet e huaja, mbrojtja e natyrës, si dhe ndikimi i projekteve zhvillimore në zonë.

“Deri atëherë, mua këtu më keni, gjithmonë gati për t’ju dëgjuar, nëse doni të flasim për Zvërnecin, për arrogancën, për dhunën, për mosinformimin, për transparencën, për pronat, për investimet e huaja, për natyrën, flamingot, shqiponjat, apo për çdo çështje tjetër me interes publik. Sepse robt e shtëpive tona janë interes privat dhe të tillë duhet të mbeten them unë apo jo? Po që kjo imja të mos mbetet thjesht si një “larje goje” në mexhelis apo largqoftë te merret si tallje me ju, mblidhuni, jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum, ulemi në një bashkëbisedim publik, ku të doni dhe kur të doni. Nëse doni, natyrisht”, thekson ai.

Megjithatë, Rama nuk kurseu as ironinë ndaj protestuesve, duke deklaruar se nëse ata nuk pranojnë ftesën për dialog, secila palë do të vijojë rrugën e saj.

“Se po nuk deshët, prapë i kemi punët tona te ndara: ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë, me votën e shqiptarëve, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, përfundon postimin e tij kryeministri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Policia njofton zyrtarisht arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Raportohet se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës të mërkurën, ja zonat që preken

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – Një grua dhe një fëmijë në gjendje më të rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën