tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Zelensky e fton për dialog liderin kinez

tëvë1 nga tëvë1
18/01/2023
A A
Zelensky: Rusia është bërë grupi më i madh terrorist në botë
Share on FacebookShare on Twitter

Letra i është dorëzuar delegacionit kinez në Forumin në Davos nga Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas.

Zelensky vazhdimisht ka kërkuar që të krijojë kontakt me Xi Jinping që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fundin e shkurtit të vitit të kaluar, me shpresën se Pekini do të përdorë ndikimin që ka mbi liderin rus, Vladimir Putin.

Gjatë një fjalimi të martën në Forumin Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës, Olena Zelenska tha se kishte një letër për Xi, por ajo dha më shumë detaje gjatë një konference për media më 18 janar.

“Është një gjest dhe ftesë për dialog dhe shpresoj shumë se do të ketë përgjigje për këtë ftesë”, tha ajo për gazetarët.

Kina dhe Rusia njoftuan për një bashkëpunim “pa kufi” pak para se Putin të urdhëronte trupat e tij të nisnin pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit të vitit 2022.

Kina ka tentuar që ta pozicionojë veten si neutrale sa i përket luftës, ndërkaq në të njëjtën kohë ka thelluar lidhjet me Moskën, veçanërisht në sektorin e energjisë.

Por, disa analistë kanë sugjeruar se Pekini mund të shndërrohet në një ndërmjetës për të negociuar dhënien fund të luftimeve në Ukrainë.

Në shtatorin e vitit të kaluar, ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, u bëri thirrje “të gjitha palëve që të mos zgjerojnë krizën”, duke theksuar se ka shqetësime lidhur me ndikimin ekonomik të konfliktit, që ka prekur shtetet në mbarë botën.

Presidenti ukrainas kishte deklaruar në gushtin e kaluar se kishte kërkuar “zyrtarisht për një bisedë” me homologun kinez, duke shtuar se dialogu do të ishte “i dobishëm”.

Pavarësisht se nuk ka pasur një takim Zelensky-Xi, kryediplomatët e dy shteteve janë takuar vitin e kaluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. /REL

Tags: zelensky

Të ngjashëm

SHBA-ja do t’i jap edhe 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
RAJONI/BOTA

SHBA-ja do t’i jap edhe 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

01/02/2023
Çështja McGonigal, PD proteston më 11 shkurt
RAJONI/BOTA

Çështja McGonigal, PD proteston më 11 shkurt

01/02/2023
SHBA: Rusia po shkel traktatin për armët bërthamore
RAJONI/BOTA

SHBA: Rusia po shkel traktatin për armët bërthamore

31/01/2023
Vuçiqi takohet me Dodikun, flasin për Kosovën
RAJONI/BOTA

Vuçiqi takohet me Dodikun, flasin për Kosovën

31/01/2023
Szijjarto: Suedia duhet të veprojë ndryshe që t’i bashkohet NATO-s
RAJONI/BOTA

Szijjarto: Suedia duhet të veprojë ndryshe që t’i bashkohet NATO-s

31/01/2023
Arrestohet polici shqiptar për trafikim me kanabis
LAJMET

Policia e Shqipërisë arreston kosovarin e kërkuar nga Gjermania për vjedhje

31/01/2023
Një i vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Një i vdekur nga Covid-19 në Kosovë

01/02/2023
0

Të mërkuren në vendin tonë është shënuar një vdekje nga Covid-19, teksa janë shënuar edhe 18 raste të reja. Sipas...

SBASHK në konferencë, pritet t’i bëjë apel nxënësve e prindërve ta respektojnë grevën

SBASHK: Vlera e koeficientit nuk është e kënaqshme por e pranueshme

01/02/2023
0

Për sindikatën e Bashkuar e Arsimit është e pranueshme vlera e koeficientit të pagë, ani pse sipas Sekretarit të SBASHK-ut,...

Dështon transferimi i Ziyech tek PSG, klubi i Chelsea dërgon gabim dokumentacionin!

Dështon transferimi i Ziyech tek PSG, klubi i Chelsea dërgon gabim dokumentacionin!

01/02/2023
0

Hakim Zyiech ra dakord për transferimin në Paris Saint-Germain, u nis për në Paris dhe priti që Chelsea të dërgonte...

Kurti: Vlera e koeficientit të pagave do të jetë 105 euro

Kurti: Vlera e koeficientit të pagave do të jetë 105 euro

01/02/2023
0

Vlera e koeficientit të pagave të zyrtarëve publik do të jetë 105 euro. Kështu ka bërë të ditur kryeministri Kurti...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.