TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qytetarët të revoltuar për ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore gjatë Ramazanit

E gjatë muajit të Ramazanit, qytetarët thonë se po vërejnë ngritje të çmimeve të produkteve ushqimore. Teksa shprehen të revoltuar për këtë gjendje, thonë se edhe e kanë vështirë ta përballojnë.

by Jona Kelmendi
3 muaj ago
1 0
A A

Blerjet i bën pothuajse për çdo javë.

Por, për produktet që bleu këtë muaj për iftar, ky qytetar thotë se pagoi më shumë së herë të tjera.

Çmimet e ushqimit, sipas tij, janë rritur ndjeshëm gjatë muajit të Ramazanit.

“Çmimet, çmimet në treg janë katastrofë. Pse? Në të gjithë botën, çdo shtet për festat fetare të veta i zbresin çmimet. Zbritje reale, kurse te ne diku minimumi rreth 30%, minimumi 30% janë rritur çmimet në çdo produkt ushqimor. Çdo produkt”, u deklarua qytetari.

Rritjet e çmimeve në “Tregun e Gjelbër” në kryeqytet, po i shohin të papërballueshme edhe qytetarë të tjerë.

“… një pjesë e popullatës, mos të them shumica e popullatës, është një kërkesë e madhe, çka po ndodh praktikisht kur do duhej për muajin e rahmetit me ndodh e kundërta, me pas zbritje çmimesh, te ne shkon e kundërta, rritje e çmimeve”, tha një tjetër qytetar.

“Veç çka sa i kanë çuar përpjetë, veç çka i kanë hypë. Uhuu, për kërkënd nuk është e mirë. Kush po mundet me u përballu, shumë shtrenjtë, shumë shtrenjtë”, u shpreh ai.

Por me këtë nuk po pajtohen vetë tregtarët.

“Këto sendet në këtë treg këtu, janë sendet, prodhime si do të Kosovës, nuk janë duke u ngrit. Ato çka po vijnë prej jashtë munden me u ngrit deri 50 cent. Në përgjithësi çmimet nuk janë ngrit. Ndoshta në ndonjë treg tjetër mundet me pasn gritje, këtu te ne nuk… unë me sa di, jo shumë. Ka tash me 20 cent, 30 cent këndej e andej, nuk çon shumë peshë”, tregoi tregtari Idriz Hajdari.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Shoqatës së konsumatorëve thotë se qytetarët jo vetëm që përballen me rritje çmimesh, por edhe me mungesë të mbrojtjes institucionale.

“Ne si qytetarë konsumatorë jemi taksapagues, sepse çdo gjë që blejmë brenda produktit, brenda çmimit është taksa, tatimi është taksiza. Si të tillë ne jemi gjenerues kryesorë të buxhetit konsumues të shtetit. Domethënë ne paguajmë me avans, me parapagim e paguajmë shtetin që të kujdeset për ne.A ndodh kjo? Me gjithë këto ankesa po duket se nuk po ndodh. Pse po ndodh? Ja formula ime: Unë them, nëse dikush nuk di, nuk do ose nuk mund ta zgjidhë një problem për një kohë të gjatë, domethënë është pjesë e problemit. Edhe me këtë rast po duket se Qeveria dhe MINT- me departamentin e mbrojtjes së konsumatorit, me inspektorat e me gjithë mekanizmat tjerë janë pjesë e problemit”, tha Selatin Kaçaniku.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në muajin shkurt të vitit 2026 është rritur për 0.6 për qind krahasuar me muajin janar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti kërkon mbështetje më të madhe për mandatin e ri

Vetëvendosje rrit numrin e mandateve, shkon në 51 ulëse

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS njofton për orarin e reduktimeve të planifikuara për të dielën, këto vende mbesin pa rrymë

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Përfundon numërimi i votave të rregullta, procesi zgjedhor hyn në fazën finale

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Xhaka i zhgënjyer pas barazimit me Katarin

Xhaka i zhgënjyer pas barazimit me Katarin

Katari shmang humbjen në fund, barazon ndaj Zvicrës në minutat shtesë

Katari shmang humbjen në fund, barazon ndaj Zvicrës në minutat shtesë

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti kërkon mbështetje më të madhe për mandatin e ri

Vetëvendosje rrit numrin e mandateve, shkon në 51 ulëse

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS njofton për orarin e reduktimeve të planifikuara për të dielën, këto vende mbesin pa rrymë

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Përfundon numërimi i votave të rregullta, procesi zgjedhor hyn në fazën finale

Zbulim tronditës në Poloni, gjenden mbetje njerëzore të mbi 30 personave në një pronë private

Zbulim tronditës në Poloni, gjenden mbetje njerëzore të mbi 30 personave në një pronë private

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën