TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qytetarët kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, priten protesta në rast të mos anulimit të vendimit

by Fëllënza Krasniqi
12 muaj ago
5 0
A A

Alarm për kosovarët u bë lajmërimi për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Në njoftimin e bërë të premten nga Zyra e Rregullatorit për energji Elektrike thuhet që ngritja prej 15% të ndodh që nga muaji prill.

E të brengosur me këtë  janë vet qytetarët.

“Deri tash mundem me thanë që kemi mundur të përballojmë me të ardhurat që i kemi sidomos ne pensionistet. Mirëpo nëse rritet ajo është shumë problem se nuk rritet vetëm rryma, se rriten të gjithë artikujt të tjerë që kanë të bëjmë me rrymën”, tha qytetari Izaet Zhuja.

“Ndikon në xhepin e shpenzimeve mujore të  qytetarëve. Ky çmim është ekstra shpenzim që është njëri nga shpenzimet që më së shumti e prek se çdo familje përdor energji elektrike”, tha qytetari tjetër Ramiz Buxhovi.

E një qytetar tjetër arsyeton disi rritjen e çmimeve.

“E ka zgjedh atë qeveri që i rrit çmimet tash nëse i rrit çmimet pasi që po e duan nuk duhet të hidhërohen. Nëse ajo po thotë unë jam e popullit, popullin duhet me ngarku. Kështu që mirë po ia bëjnë me mbajt shtirë me bajt boll por, nëse do populli ashtu le te bajn”.

E në shenjë pakënaqësie të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike  u nisë një fushatë që mund të dërgoj edhe deri në protesta me Luan Hasanaj në krye.

“Motoja jonë është asnjë cent më shumë, sepse bash asnjë cent nuk duhet të rritet çmimi i energjisë elektrike. Ne tanimë jemi duke i përgatitur kërkesat të shoqëruare me argumentet tona se pse nuk duhet me u rrit energjia elektrike dhe këto do ti dërgojmë te ZRRE, në afatin ligjorë që është deri me datën 28. Mandej do të presim nëse do të ketë reflektim apo jo dhe nëse shohim që kjo nuk do të ndodhë atëherë hapi tjetër i pashmangshëm është organizimi i një proteste masive”, tha iniciatori i “Asnjë cent më shumë”, Luan Hasanaj.

Një ngritje e tillë është shqetësues për gjithë shoqërinë, por më së  shumti për  bizneset që nga qershori pritet të dalin në treg të lirë thotë eksperti i ekonomisë Safet Gerxhaliu.

“Duhet të kujtohet një fenomen tjetër që ndoshta energji elektrike do të gjejnë, por transporti i energjisë elektrike do të jetë shumë më i shtrenjtë për sektorin privat dhe kjo vërtet do ti obligoj bizneset të gjejnë alternativa. E alternativa do të jetë bartja e prodhimit në vende të rajonit apo diku tjetër”, tha Gerxhaliu.

Ndërsa të drejtë ankese ndaj vendimit të ZRRE-së, qytetarët kanë deri më datën 28 mars.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump: SHBA, shumë afër përmbushjes së objektivave në Iran

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump: SHBA, shumë afër përmbushjes së objektivave në Iran

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

5 viktima në aksidente këtë javë, Dedaj: Koeficienti i rrezikshmërisë te ne barazohet me Azinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën