TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qytetarët kërkojnë ngrohje para 15 tetorit – Termokos: Jemi të gatshëm në rast të ftohtit

Kushtet e ftohta klimatike kanë bërë që shumë qytetarë të kërkojnë nga ndërmarrja “ Termokos” që të lëshojnë ngrohjen para kohës. Ani pse nga kjo ndërmarrje thonë se të gjitha përgatitjet janë bërë që ngroha të fillojë me 15 tetor, këta të fundit thonë se në rast të kushteve të tilla klimatike ngrohja do të fillojë para kësaj date kohore.

by Fëllënza Krasniqi
2 orë ago
0 0
A A

Në mesin e reshjeve të shiut, të borës dhe temperaturave të ulëta, prishtinasit po përballen edhe me mungesën e ngrohjes.

Ndërkohë që moti i ftohtë ka mbërritur më herët se zakonisht, shumë familje që furnizohen nga  ngrohtorja e “Termokosit”, janë në pritje të lëshimit të ngrohjes ani pse ajo sipas paralajmërimeve  do të bëhet me 15 tetor.

Mungesa e ngrohjes  në këto ditë të ftohta vjeshte ka sjellë pakënaqësi tek qytetaret ne Prishtine.

“Nuk kam biseduar, por e kam parë një lajmërim që kanë paralajmëruar që nëse do të vazhdoj kështu ftoftë do të lëshojnë nxehjen, mirëpo deri tani  nuk ka asgjë. Me e lëshuar nxehjen se kur bijnë temperaturat kështu duhet të mendojnë që njerëzit e kanë ftohtë dhe duhet me e lëshuar nxehjen. Me disa nxehëse  të vogla, çka me bë”, është shprehur një qytetarë.

Kurse sipas qytetarit Xheladin Xheladini, ngrohja e “ Termokos” është dashur të lëshohet tashmë.

“Termokosi” është dashur të i lëshoj nxehjet që dy javë, me e pru faturën e paguajmë pa problem, pse mos me i lëshuar por me prit datën e caktuar. Unë, e mbaj mend që një herë më 18 maj ka ra borë një herë me i lëshuar nxehmjet i paguajnë njerëzit, po nxehemi me klima po na kushton më shtrenjtë shumë”, ka thënë një qytetarë tjetër.

Edhe kjo qytetare ka pritur që reagimi nga ngrohtorja e qytetit të jetë në kohë.

Ajo madje ka një kërkesë drejtuar këtyre të fundit.

“Jo more, jo  kemi prit se është thënë që do lëshohen, por jo, po duhet me rrymë e rrymën po dihet si e kemi në çfarë gjendje. Kërkesa ime drejtuar “Termokosi” është që të jenë me kohën e me situatat e ndryshme të i ngrohin qytetarët, ne se jemi banorë gati pesëdhjetë vite”, është shprehur edhe qytetari tjetër.

Për gjithë këtë situatë të krijuar, nga ngrohtorja e qytetit “ Termokos”, kanë thënë për televizionin se përgatitjet tashmë janë bërë dhe së në raste të  vazhdimit të kushteve të tilla ata do reagojnë.

“Ne ishim duke i bërë parapërgatitjet i përshpejtuam për shkak të përkeqësimit të motit. Megjithatë, prapë parashikimet meteorologjike janë se do të kemi një mot më të mirë. Këtyre ditëve do të ketë përmirësim të temperaturave të ajrit, por sidoqoftë ne jemi të gatshëm të fillojmë furnizimin me ngrohje disa ditë para fillimit të sezonit të zakonshëm ngrohës, furnizimin e jashtëzakonshëm ashtu siç edhe njihet me këtë rregullore pra megjithatë në bazë të këtyre parashikimeve të cilat po i përcjellim më  vëmendje të shtuar nuk do të ketë nevojë pasi që do të ketë ngritje të temperaturave”, ka thënë Uka.

Ndërsa, nga kjo ndërmarrje kanë treguar se furnizimi me ngrohje për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka filluar qysh nga e premtja.

“Ndërkohë, ne për nevojat e QKUK-së menjëherë ditën e premte pra kur pati një përkeqësim më të dukshëm të motit kemi aktivizuar ngrohtoren e cila punon vetëm për nevojat e Klinikave të QKUK-së”, ka theksuar tutje Uka.

Ndërsa  gjatë ditës edhe disa shkolla në kryeqytet kanë mbajtur mësimin me orar të shkurtuar për shkak të mungesës së ngrohjes.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhduket një person në Malishevë, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

Zhduket një person në Malishevë, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

Shaqir Totaj tubim me gratë dhe vajzat në Prizren: Mbështetja e madhe e tyre, shenjë e qartë e fitores që po vjen

Shaqir Totaj tubim me gratë dhe vajzat në Prizren: Mbështetja e madhe e tyre, shenjë e qartë e fitores që po vjen

Presidentja Osmani kërkon përkrahjen e Austrisë dhe Sllovenisë për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja Osmani kërkon përkrahjen e Austrisë dhe Sllovenisë për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Vrasja e gjyqtarit, KGJK: Kjo ngjarje e rëndë përbën një goditje të madhe jo vetëm për sistemin e drejtësisë shqiptare

Vrasja e gjyqtarit, KGJK: Kjo ngjarje e rëndë përbën një goditje të madhe jo vetëm për sistemin e drejtësisë shqiptare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën