TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
13 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
13 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Qytetarët do kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës” – përurohet pika kufitare Han i Elezit – Bllacë

Kosova dhe Maqedonia e Veriut përuruan sot pikën e përbashkët kufitare "Hani i Elezit - Bllacë". Udhëheqësit e të dyja vendeve thanë se tani e tutje, qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës.

nga Rinesa Osmanaj
12 Prill, 2025
1
A A
“Qytetarët do kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës” – përurohet pika kufitare Han i Elezit – Bllacë

Gjithçka u bë gati.

Si rrallëherë, një takim po mbahej në një vend jo fort të zakontë.

Kjo pasi këtë të shtunë, Kosova e Maqedonia e Veriut u bënë edhe me një pikë të përbashkët kufitare, Han i Elezit – Bllacë.

I pari që erdhi ishte kryeministri i shtetit fqinj, Hristijan Mickoski.

Nuk vonoi shumë, aty u pa edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Pasi i zgjatën dorën njëri–tjetrit, dyshja u nisën për të zënë vendet e tyre.

Me të marrë fjalën, Kurti tha se ky pikëkalim do u mundësojë qytetarëve lëvizje më të shpejtë.

“Tani e tutje, qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës, ndërkohë që të dhënat do të shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik…vetëm gjatë vitit 2024, mbi 5 milionë qytetarë kaluan në tri pikat kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo shifër dëshmon për lidhjet mes njerëzve tanë, por edhe për nevojën për lëvizje të lirë – si të qytetarëve, ashtu edhe të mallrave”, tha Kurti.

Që kufiri nuk duhet të jetë një mur, por një urë lidhëse mes të dyja vendeve, e tha Mickoski.

“Për qytetarët kjo nënkupton më shumë kohë për familjen, për punën, për jetën. Sot, këtu, në mënyrën më të mirë demonstrojmë që kufiri nuk duhet të jetë një mur – kufiri mund dhe duhet të jetë një urë, urë e përbashkët që lidh njerëzit, idetë dhe mundësitë. Urë përmes së cilës flasim dhe dëshmojmë për besim, bashkëpunim, shkëmbim ekonomik, zhvillim të kulturës dhe turizmit”, tha Mickoski.

Derisa zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se tani po fillon një histori e re bashkëpunimi.

“Thirrja jonë e përbashkët sot nga ky vend është: integrimi tani. Në Bllacë, aty ku para 26 vitesh u vu në provë njerëzimi dhe përcaktimi për lirinë, për bashkimin, për të ardhmen. Sot, simbolikisht, po nisim një histori të re bashkëpunimi për zhvillim dhe përparim. Me këtë inaugurim po shënojmë një moment të rëndësishëm për lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe të mallrave”, tha Mexhiti.

Hap të rëndësishëm për të dyja vendet, e quajtën edhe dy ministrat e Punëve të Brendshme të të dyja shteteve.

“Takimi ynë i përbashkët këtu shënon një hap të rëndësishëm të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me një rezultat konkret që kontribuon në lehtësimin e qarkullimit kufitar dhe ndërveprimin e qytetarëve të dy vendeve tona. Sot po kurorëzojmë një marrëveshje të suksesshme mes ministrive të Brendshme të qeverive tona, e cila mundëson kalimin kufitar ‘një ndalesë, një kontroll’, si në këtë pikë kufitare, ashtu edhe në atë të Glloboqicë–Jazhincë. Ky është pa dyshim një pasqyrim i aspiratave tona të përbashkëta për kufij të hapur, por të sigurt”, tha ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Qëllimi është i qartë: kalim më i lehtë, më i sigurt dhe më i shpejtë i kufijve për udhëtarët. Kjo do të thotë një kontroll në vend të dy kontrolleve, pritje më të shkurtra, një eksperiencë më e mirë dhe, nga ana tjetër, punë më efikase, koordinim më i mirë, dhe luftë më e fortë kundër aktiviteteve të paligjshme”, tha homologu i Sveçlës, Pançe Thoshkovcki.

E krejt në fund, për të përuruar këtë pikëkalim, të gjithë bashkë kaluan në këmbë kufirin.

Ceremonia përfundoi me një shkëmbim duarsh e përqafim mes Kurtit e Mickoskit.

Hapja e pikëkalimit të përbashkët vjen pas një takimi mes dy qeverive nëntorin e kaluar në Prishtinë.

Kosova i ka tri pika zyrtare kufitare me Maqedoninë e Veriut, ndërsa kontrolli i përbashkët kufitar do të vlejë në dy prej tyre, përfshirë atë Glloboqicë – Jazhincë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Partitë në pritje të ftesës së presidentes për takim konsultativ

​Partitë në pritje të ftesës së presidentes për takim konsultativ

Turqia për herë të dytë merr komandën e KFOR-it në tetor

Turqia për herë të dytë merr komandën e KFOR-it në tetor

Gërvalla: Kosova aleate dhe partnere e besueshme e BE-së

Gërvalla: Kosova aleate dhe partnere e besueshme e BE-së

Mbrojtësi i viktimave kërkon të pranohen dy ekspertiza në prova materiale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Mbrojtësi i viktimave kërkon të pranohen dy ekspertiza në prova materiale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

S’ka paqe për Ronaldon në Arabi, tifozët e Al Nasr e kërkojnë largimin e tij

S’ka paqe për Ronaldon në Arabi, tifozët e Al Nasr e kërkojnë largimin e tij

“Ditari”- 08.05.2025

“Ditari”- 08.05.2025

Caktohet referi i El Clasicos, e ka drejtuar katër herë përballjen gjigante Barça – Real

Caktohet referi i El Clasicos, e ka drejtuar katër herë përballjen gjigante Barça – Real

​Partitë në pritje të ftesës së presidentes për takim konsultativ

​Partitë në pritje të ftesës së presidentes për takim konsultativ

Turqia për herë të dytë merr komandën e KFOR-it në tetor

Turqia për herë të dytë merr komandën e KFOR-it në tetor

Gërvalla: Kosova aleate dhe partnere e besueshme e BE-së

Gërvalla: Kosova aleate dhe partnere e besueshme e BE-së

Ballkani e Drita pa fitues, vendësit mbyllin ndeshjen me dy lojtarë më pak

Ballkani e Drita pa fitues, vendësit mbyllin ndeshjen me dy lojtarë më pak

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X