TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

QUINT-i i kërkon Kurtit formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re

by teve1
1 vit ago
1
A A
QUINT-i i kërkon Kurtit formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav pas takimit të së hënës me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se për përparim në integrimin evropian të Kosovës, nevojitet një qeveri stabile dhe funksionale dhe se status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt.

“Sot, ambasadorët e QUINT-it u takuan me kryeministrin në largim Kurti. Për progres në integrimin evropian të Kosovës, duhet një qeveri stabile dhe funksionale. Status-quo aktuale nuk i sjell dobi askujt”, ka shkruar Orav në platformën “X”.

Today, QUINT Ambassadors met the outgoing Prime Minister Kurti.

For progress in European integration of Kosovo, a stable and functional government is needed. The current status quo benefits no one.

— Aivo Orav (@AivoOrav) May 12, 2025

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se në takim ka inkurajuar formimin sa më të shpejtë të një qeverie të re që të veprojë në interes të dhe qytetarëve të saj.

“Këtë pasdite, u takova me Kryeministrin në detyrë Kurti së bashku me ambasadorët e tjerë të QUINT-it. Inkurajova formimin sa më të shpejtë të një qeverie të re që të veprojë në interes dhe qytetarëve të saj, duke bërë përparim në çështje jetike, siç janë zhbllokimi i fondeve dhe avancimi drejt integrimit euroatlantik”, ka thënë Hargreaves.

Edhe ambasada e Italisë në Kosovë ka konfirmuar se ambasadorët e QUINT-t kanë theksuar nevojën për formimin sa më të shpejtë të një qeverie të re.

“Sot, ambasadorët e QUINT-it u takuan me Kryeministrin në detyrë Kurti. U theksua nevoja për formimin sa më të shpejtë të një qeverie të re, në mënyrë që Kosova të ecë përpara në prioritetet kyçe, siç është avancimi drejt integrimit euroatlantik”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ambasadorët e pesë vendeve të QUINT-it, SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Gjermania dhe Franca të hënën kanë vizituar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Qeveria e Kosovës ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës ka qenë tema qendrore e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatik të shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ambasadorët e QUINT-it vizitojnë Kurtin

Qeveria jep detaje nga takimi i Kurtit me përfaqësuesit e QUINT-it

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gola: Nuk besoj se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë skenën politike

Gola: Nuk besoj se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë skenën politike

Gola: Po presim epilogun e Kuvendit të LDK-së për të vazhduar dialogun

Gola: Po presim epilogun e Kuvendit të LDK-së për të vazhduar dialogun

Gola: Çështja e gazit amerikan po përdoret padrejtësisht për ta portretizuar Kurtin si antiamerikan

Gola: Çështja e gazit amerikan po përdoret padrejtësisht për ta portretizuar Kurtin si antiamerikan

Lushtaku pas incidentit në Skenderaj: Pushteti i Albin Kurtit tentoi që të më sulmoj

​Lushtaku pas shpalljes i pafajshëm në rastin “Drenica 1”: Akuzat bazoheshin në dëshmitarë të rrejshëm

“Info Nata”- 28.07.2026

Simbioza në marrëdhëniet ndërkombëtare mësimi që Kosova nuk guxon ta injorojë

Simbioza në marrëdhëniet ndërkombëtare mësimi që Kosova nuk guxon ta injorojë

Protesta hyn në ditën e 59-të, qytetarët sërish para Kryeministrisë

Protesta hyn në ditën e 59-të, qytetarët sërish para Kryeministrisë

Lushtaku pas incidentit në Skenderaj: Pushteti i Albin Kurtit tentoi që të më sulmoj

​Lushtaku pas shpalljes i pafajshëm në rastin “Drenica 1”: Akuzat bazoheshin në dëshmitarë të rrejshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën