Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje në formë elektronike, gjatë së cilës ka marrë pesë vendime për emërime të ndryshme.
Në mesin e vendimeve është edhe emërimi i Komisionit Ad Hoc për Vlerësimin Profesional të kandidatëve për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.
Sipas vendimit, komisioni do të përbëhet nga pesë anëtarë:
Naim Gashi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, kryesues;
Naim Bardiqi, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, anëtar;
Venera Çerkini, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;
Ahmet Gashi, ushtrues detyre i udhëheqësit të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, anëtar;
Besnik Aliu, ekspert i jashtëm, anëtar.
Komisioni do të jetë përgjegjës për vlerësimin profesional të kandidatëve për këtë pozitë drejtuese.







