TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qeveria kërkon zbatim të marrëveshjeve e qasje të barabartë për palët, një ditë para takimit në Bruksel

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Qeveria kërkon zbatim të marrëveshjeve e qasje të barabartë për palët, një ditë para takimit në Bruksel

Të martën në Bruksel do të zhvillohet takimi në nivel të kryenegociatorëve të Kosovës –Serbisë, një javë pas dështimit të takimit Kurti- Vuçiq në ndërmjetësimin e ndërmjetësuesve të BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Para këtij takimi nga Qeveria e Kosovës kanë treguar për temat që do të diskutohet.

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, kryenegociator në dialog, ka thënë se Kosova mbetet palë konstruktive në këtë proces, duke akuzuar Serbinë për bllokim të dialogut.

Në një përgjigje për Tëvë 1, ai ka thënë se marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen në plotni dhe të ketë qasje të barabartë për të dy palët.

“Ditën e nesërme mbahen takimet e radhës në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel. Tema të diskutimit pritet të jenë ecuria e dialogut, zbatimi i Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit si dhe vlerësimi i marrëveshjeve të tjera teknike dhe masa e zbatimit të tyre. Kosova mbetet konstruktive dhe e angazhuar pozitivisht në një proces, i cili përkundër vullnetit tonë, është pasuar me bllokada dhe refuzime të shpeshta nga pala tjetër. Marrëveshjet duhet të zbatohen në plotni e qasja të jetë e barabartë për të dyja palët”, ka thënë ai.

Ndërsa, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano duke konfirmuar takimin i cili është bërë me ftesën e Miroslav Lajçak, ka thënë se në takim do të diskutohet rruga për ecjen përpara në zbatimin e marrëveshjes.

Ai në një përgjigje për Tëvë 1, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet pa vonesa.

“Si pjesë e diskutimeve, palët do të diskutojnë rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe zbatimin e marrëveshjeve të tjera të dialogut. Siç e kemi thënë shumë herë më parë, të dyja palët pritet të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre përkatëse të Dialogut pa ndonjë vonesë apo parakushte të mëtejshme në mënyrë hap pas hapi”, ka thënë Stano.

Të mërkurën me ftesë të përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, Kurti e Vuçiq udhëtuan për në Bruksel, por që një takim tre palësh ku do të diskutohej për ecjen përpara në dialog nuk u realizua.

Kjo pasi kryeministri Kurti kishte vendosur tri kushte.

Ai tha se nuk mund të ketë dialog nëse nuk ka mirëbesim dhe garanci.

Kurti kishte kërkuar që të ketë nënshkrim nga ai dhe Vuçiq për marrëveshjen bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, Serbia të tërheqë letrën e dërguar nga ish-kryeministrja e Serbisë drejtuar BE-së ku zotohet se ky shtet nuk do të zbatojë marrëveshjet e arritura dhe nga shteti serb të bëhet dorëzimi i Milan Radoiçiqit , i cili ka pranuar se ishte udhëheqës i grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë.

Tags: Qeveria e KosovësTakimi ne Bruksel
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haliti: Dështimi i mandatimit të Konjufcës ishte i paralajmëruar, VV-ja nuk siguroi marrëveshje politike

Haliti: 28 dhjetori dita e fitores, boll me eksperimente

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Deliu e quan të njëanshëm vendimin e Osmanit që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor

Kurti: Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë

Kurti: Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë

Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Haliti: Dështimi i mandatimit të Konjufcës ishte i paralajmëruar, VV-ja nuk siguroi marrëveshje politike

Haliti: 28 dhjetori dita e fitores, boll me eksperimente

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Deliu e quan të njëanshëm vendimin e Osmanit që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor

Le Bris e quan Xhakën “trajner të dytë” te Sunderlandi

Premier League me fjalë të mëdha për Xhakën

Duka e sheh të rëndësishme përballjen me Andorrën

Duka flet për shortin

Zyrtarë të Pentagonit në Kiev mes raporteve për plan të ri paqeje

Zyrtarë të Pentagonit në Kiev mes raporteve për plan të ri paqeje

Kurti: Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë

Kurti: Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë

Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën