TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria i jep banesë në shfrytëzim për 5 vite familjes së 11 vjeçares të dhunuar në Prishtinë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Qeveria i jep banesë në shfrytëzim për 5 vite familjes së 11 vjeçares të dhunuar në Prishtinë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të banesës së konfiskuar, familjes së 11 vjeçares të dhunuar në vitin 2022 në Komunën e Prishtinës.

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij tha se me këtë vendim dëshmohet përkushtimi i qeverisë për mbështetjen e viktimave të dhunës.

“Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim të banesës së konfiskuar me qëllim të ofrimit të strehimit është pika e nëntë. Adresimi dhe ofrimi i mbështetjes për familjet dhe personat në nevojë është përgjegjësi institucionale. Për viktimën e trafikimit të dhunimit dhe familjen e saj e njohur edhe si rasti i 11 vjeçares, përmes veprimeve të këtilla ne dëshmojmë përkushtimin tonë për mbështetjen e viktimave veçanërisht për viktimat e dhunës”, tha kryeministri.

E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Ministria të cilën ajo e drejton në kuadër të kompetencave, mes tjerash po i kushton vëmendje mbështetjes së viktimave të trafikimit poashtu edhe të dhunimit.

Me këtë rast familjes së 11 vjeçares banesa e konfiskuar i jipet në shfrytëzim për periudhën pesë vjeçare.

“Komisioni rekomandues në mbledhjen e datës 21 .01.2024 ka shqyrtuar kërkesën e Drejtorisë për Mirëqenien Sociale në Komunën e Prishtinës dhe në këtë drejtim rekomandon që banesa e konfiskuar t’i jipet në shfrytëzim familjes për periudhën 5 vjeçare”, tha Haxhiu.

Kujtojmë që, në qershor të vitit 2022 në parkun e lagjes “Arbëria” në kryeqytet, derisa ishte duke ecur, një 11-vjeçare ishte ndaluar nga disa persona ku edhe ishte dhunuar seksualisht.

E sipas dosjes së Prokurorisë, pasi ishte dhunuar nga dy të dyshuarit e parë, viktima në afërsi të shtëpisë së saj ishte ndalur edhe nga një person tjetër. Ky i fundit ishte me veturë së bashku me persona të tjerë, të cilët viktimën e kishin dërguar në një vend tjetër. Aty përshkruhet se viktima ishte dhunuar sërish.

Ky rast kishte nxitur reagim të shoqërisë, teksa në Kosovë ishin mbajtur disa protesta, ku u kërkua “dënim meritor” për personat e dyshuar/teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagosja në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën