TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Që 59 ditë janë pa paga gjendja është alarmuese” – Ndërmarrja “Trepça” në krizë financiare

Për të 19-ën ditë, minatorët e minierës së Stan Tërgut kanë vazhduar grevën. Edhe pse është fundi i muajit korrik, ata ende nuk kanë marrë pagën e muajit qershor. Nga ndërmarrja “Trepça” thonë se po përballën me probleme financiare dhe se janë në kontakt me qeverinë që sa më shpejtë të zgjidhin këtë problem.

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
“Që 59 ditë janë pa paga gjendja është alarmuese” – Ndërmarrja “Trepça” në krizë financiare

As dita e hënë nuk i gjeti  në nëntokë.

Minatorët e minierës së Stan Tërgut që 19 ditë kanë bojkotuar punën.

Pasi edhe pse është fundi i muajit  korrik, ata ende nuk janë paguar për muajin qershor.

Kjo gjendja e ka vështirësuar jetesën e këtyre minatorëve.

“Gjendja është tejet shqetësuese dhe alarmuese për arsye se minatorët kanë më shumë se 59 ditë që nuk kanë marrë pagë dhe kushtet e planifikimi familjar veç është vështirësuar”, tha anëtari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Fevzi Ademi.

Madje nga sindikata e minatorëve thonë se nga menaxhmenti nuk kanë marrë ndonjë premtim konkret se kur do të bëhet ekzekutimi i pagesës.

“Te premten e kaluar menaxhmenti, kryeshefi me zëvendësin e tij ka qenë pas orës 16;00 duke iu drejtuar minatorëve se e kemi dorëzuar një plan në Qeveri për subvencionim, të pagave çështjeve tjera, mirëpo jemi në pritje por nuk kanë mundur të thonë që me ketë datë do të dalin pagat, por vetëm premtime boshe dhe jo konkrete për minatorët”, tha Ademi.

Nga menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” kanë thënë se e gjithë kjo po ndodhë për shkak të krizës financiare derisa kanë bërë të ditur se janë në kontakte me Qeverinë e Kosovës.

“Punëtorët e minierës së Stan Tërgut ende nuk e kanë marrë pagën e muajit qershor për shkak të problemeve financiare me të cilat po përballet ndërmarrja. Kjo vjen si rezultat i borxheve të akumuluara ndër vite dhe problemeve financiare të trashëguara nga e kaluara.Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes Trepça Sh.A së bashku me menaxhmentin janë në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë për ta zgjidhur çështjen në fjalë. Jemi duke e trajtuar me seriozitet dhe shpresojmë në zgjidhje të shpejtë”, tha zyrtarja për komunikim me publikun, Donika Osmani-Mehmeti.

Televizioni ka tentuar të marrë edhe një përgjigje nga deputetet e Vetëvendosjes, Armend Muja, Halil Thaçi dhe Arjeta Fejza,  të cilët muaj më parë ishin në takim me minatorët e madje kishin arritur marrëveshjen që pagat do të ekzekutoheshin me kohë, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Prokuroria: Thaçi i dha udhëzime Mustafës për mënyrën e dëshmisë

Prokuroria: Thaçi i dha udhëzime Mustafës për mënyrën e dëshmisë

Abdixhiku takon Prattipatin, diskutojnë për krizën institucionale

Abdixhiku takon Prattipatin, diskutojnë për krizën institucionale

​50 gjoba për motoçiklistët në Ferizaj, konfiskohen 14 motoçikleta dhe 8 trotinetë

​50 gjoba për motoçiklistët në Ferizaj, konfiskohen 14 motoçikleta dhe 8 trotinetë

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Prokuroria: Thaçi i dha udhëzime Mustafës për mënyrën e dëshmisë

Prokuroria: Thaçi i dha udhëzime Mustafës për mënyrën e dëshmisë

Mijëra protestojnë pas hapjes së ambasadës së parë izraelite në Slloveni

Mijëra protestojnë pas hapjes së ambasadës së parë izraelite në Slloveni

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

Katër anëtarë të së njëjtës familje vriten në sulm ajror izraelit në Gaza

Katër anëtarë të së njëjtës familje vriten në sulm ajror izraelit në Gaza

Haaland është gati të luajë si titullar kundër Real Madridit

Haaland largohet nga City në fund të sezonit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën