TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punëtori në “Arbëri” vdiq pasi i ra betoni, një tjeter mbet i lënduar – Detaje nga rasti tragjik

Një punëtor ka humbur jetën mbrëmë në lagjen Arberia në Prishtinë teksa ishte duke punuar. Dyshohet që mbi ta ka rënë një copë betoni. Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

by TËVË 1
9 muaj ago
11 0
A A

Lagjia “Arbëria” në Prishtinë, ishte pistë e Policisë së Kosovës të shtunën.

Kjo pasi që pikërisht aty dyshohet që humbi jetën një punëtorë dhe një tjetër u lëndua, porse ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”.

Për të kuptuar gjendje e puntorit tjetër, televizioni ka tentuar të marr një përgjigje edhe nga QKUK, por të njejtit kanë thënë se nuk kanë pranar mbrëmë ndonjë rast të tillë.

Ndërsa, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thonë se i kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar rastin.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojme, se prokurori kujdestar se bashku me institucionet relevante, kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti është inicuar “Asgjesim, dëmtim ose heqje e paisive mbrojtëse, rrezikim i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është duke i ndërmarr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plot tëçështjes në fjalë”, konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Kurse, detaje për rastin ka dhënë Riza Plakolli nga Inspektoriati i Punës.

“Sipas gjetjeve preliminare, aksidenti ka ndodhur gjatë procesit të shkarkimit të dy shaktave të betonit me dimensione 2 x 2 x 1.2 m, moment kur kamioni është rrokullisur dhe njëra nga shaktat ka rënë mbi punëtorin Bashkim Nitaj, duke i shkaktuar fatalitetin. Në këtë fazë, Inspektorati i Punës është duke vazhduar hetimet mbi shkaqet e aksidentit dhe për çdo zhvillim tjetër që mund të komunikohet do tju informojmë juve dhe publikun”.

I ndjeri ishte nga fshati Drenc i Deçanit, kryetai i kësaj komune, Bashkim Ramosaj e kujtuar atë si njeri punëtor teksa ka thënë që Nitaj ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe koontriuboi për lirinë e atdheut.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Jona Kelmendi.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën