TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punëtorët në QKUK ende pa zgjidhje, paralajmërojnë bllokadë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, 280 punëtorë të sigurimit fizik ndodhen ende në grevë, duke kërkuar kthimin në vendet e punës pas përfundimit të kontratës me kompaninë private.

by tëvë1
12 muaj ago
0 0
A A

Autor: Jona Kelmendi

Kanë kaluar tre javë prej kur punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së kanë hyrë në grevë.

Ata nuk janë më në detyrë, por çdo mëngjes qëndrojnë para ndërtesës së administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke kërkuar kthimin në vendin e punës.

Këta punëtorë, para tre ditësh, kishin zhvilluar një takim me ushtruesin e detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari, por i njëjti kishte përfunduar pa një epilog.

E 280 punëtorë të këtij sektori edhe këtë të enjte ishin sërish në të njëjtin vend.

“Në familjen tem unë punoj me gjithë djalë, na të tjera të ardhura nuk kemi, as nuk punon gruja, as reja, dmth krejt varet prej neve për çdo sen. Na kanë lanë shumë mungesë qeto 40 ditë se duhet rryma, uji, banka po na i lyp se kem kredia, kem smut, ajo nuk pot ve”, thotë Xhemajl Bajrami – grevist

Nëse nuk kthehen në punë deri të martën, ata paralajmëruan bllokim të administratës.

“Ne nuk na intereson se cili operator do të operoj këtu, ne kryesorja është që t’ia fillojmë punës, më së shumti deri të martën. Ne nëse nuk ja fillojmë punës deri të martën, na prej sot e kemi qit publik që të njoftohen edhe Policia që nëse të martën nuk ja nisim punës do të bllokojmë administratën si mbrenda nëse janë punëtorët që mos me i lanë me dal ose me ardhë me blloku që mos me i lanë me hi brenda. Kjo do të ndodh prej gjithë punëtorëve të sigurimit të cilët edhe kanë punu në QKUK”, thotë Hifzi Sylejmani, kryetar i sindikatës së punëtorëve të sigurimit.

Megjithatë përfaqësuesi i sektorit privat, Jusuf Azemi thotë se procesi është vonuar, teksa shpreson që tenderi i ri do ta zgjidhë këtë krizë.

“Realisht janë dy rrugëtime në aspekt ligjor. Mendoj që deri nesër në ora 12:00 këta punëtorë duhet ta kenë uniformën e tyre të veshur. Ndërsa në aspekt mbarëvajtjes qysh jemi shku deri tash nuk është mbet t’u besohet se të gjitha institucionet kanë rrejtur vetveten në rend të parë, por shpeshherë na kanë shty edhe neve që të devijojmë, por megjithatë sot është hapur tenderi me negocim. Shpresojmë të përfundojë deri nesër”, tha ai.

Pas ndërprerjes së kontratave nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, qindra punëtorë të cilët  siguronin QKUK-në, kanë mbetur pa punë.

Televizioni ka dërguar pyetje edhe në QKUK, por deri në publikimin e kronikës nuk ka marrë një përgjigje.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën