TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vitia për mungesën e barit palbociclib: Kërkesat u dyfishuan, tenderi i parë dështoi

by Tëvë1
2 minuta ago
0
A A
Vitia për mungesën e barit palbociclib: Kërkesat u dyfishuan, tenderi i parë dështoi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se mungesa e barit palbociclib në Klinikën e Onkologjisë gjatë vitit 2026 është shkaktuar nga rritja e kërkesave për këtë medikament dhe problemet në procedurat e furnizimit.

Duke iu përgjigjur deputetes së PDK-së, Sala Jashari, në interpelancën për mungesën e barnave onkologjike dhe rastin e pacientes me kancer të gjirit që kishte mbetur katër muaj pa terapi, Vitia tha se ky medikament ishte përfshirë për herë të parë në Listën e Barnave Esenciale në vitin 2025.

Ai bëri të ditur se planifikimi fillestar ishte bërë për 40 pacientë.

“Gjatë kësaj kohe është parë se ka kërkesa më të larta për këtë medikament, pasi që një pjesë e pacientëve të cilët e kanë siguruar më herët privatisht, duke mos qenë në listën e barnave esenciale, kur është futur ky bar në listën e barnave esenciale, kanë filluar normalisht ta kërkojnë këtë medikament në Klinikën e Onkologjisë”, tha Vitia.

Sipas tij, kontrata e parë ishte lidhur më 17 korrik 2025, ndërsa furnizimi i parë kishte arritur në mesin e gushtit të po atij viti.

Vitia theksoi se kërkesa për këtë bar ishte dyfishuar, duke bërë që kontrata të shpenzohej më shpejt sesa ishte planifikuar.

“Kontrata është shpenzuar 130% sipas mundësive ligjore që na jep ligji dhe ajo që ishte planifikuar që për një vit të shpenzohej për 100%, për shkak të dyfishimit të pacientëve që kanë kërkuar këtë bar, ka rezultuar me shpenzim prej 130% për vetëm 9 muaj”, deklaroi ministri.

Ai shtoi se procedurat e reja të furnizimit nuk mund të fillonin pa aprovimin e buxhetit.

Duke folur për tenderin, Vitia tha se përpjekja e parë kishte dështuar për shkak të mungesës së ofertuesve.

“Oferta e parë, fatkeqësisht, ka dështuar sepse nuk ka pasur asnjë ofertues. Menjëherë pas dështimit të ofertës së parë, është hapur tenderi përsëri me procedura tash të përshpejtuara dhe, me datën 30 korrik 2026, është lidhur kontrata dhe, me datën 18 gusht të këtij viti, ka filluar liferimi në barnatoren qendrore”, tha ai.

Ministri pranoi gjithashtu se furnizimi me barna për Klinikën e Onkologjisë gjatë vitit 2026 nuk kishte qenë në nivelin e dy viteve paraprake.

“Gjatë vitit 2026, furnizimi me barna për nevojat e Klinikës së Onkologjisë nuk ka qenë në nivelin e vitit 2024 dhe 2025”, u shpreh Vitia.

Si shkaqe të tjera të mungesës së barnave, ai përmendi mungesën e autorizimeve të marketingut për disa medikamente, vonesat në furnizim, dështimin e tenderëve për shkak të mungesës së ofertuesve dhe tejkalimin e shumave të planifikuara për blerjen e barnave.

Tags: Arben Vitiaministri i shendetesisTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sala Jashari kritikon ministrin Vitia për mungesën e barnave onkologjike: Problemet po përsëriten që nga viti 2021

Sala Jashari kritikon ministrin Vitia për mungesën e barnave onkologjike: Problemet po përsëriten që nga viti 2021

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Drenas, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Drenas, komuna apelon për kujdes

Haxhiu pranon raportin vjetor të Institutit të Krimeve të Luftës

Haxhiu pranon raportin vjetor të Institutit të Krimeve të Luftës

KPK: Strategjia për krimet e luftës ndër arritjet e vitit 2025, siguria e prokurorëve mbetet sfidë

KPK: Strategjia për krimet e luftës ndër arritjet e vitit 2025, siguria e prokurorëve mbetet sfidë

Vitia për mungesën e barit palbociclib: Kërkesat u dyfishuan, tenderi i parë dështoi

Vitia për mungesën e barit palbociclib: Kërkesat u dyfishuan, tenderi i parë dështoi

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Sala Jashari kritikon ministrin Vitia për mungesën e barnave onkologjike: Problemet po përsëriten që nga viti 2021

Sala Jashari kritikon ministrin Vitia për mungesën e barnave onkologjike: Problemet po përsëriten që nga viti 2021

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Drenas, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Drenas, komuna apelon për kujdes

Haxhiu pranon raportin vjetor të Institutit të Krimeve të Luftës

Haxhiu pranon raportin vjetor të Institutit të Krimeve të Luftës

Emisioni “Mesditë” 13.11.2026

Emisioni “Mesditë” 13.11.2026

KPK: Strategjia për krimet e luftës ndër arritjet e vitit 2025, siguria e prokurorëve mbetet sfidë

KPK: Strategjia për krimet e luftës ndër arritjet e vitit 2025, siguria e prokurorëve mbetet sfidë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën