TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punëtorët në mbarë botën kërkojnë më shumë të drejta dhe kushte më të mira të punës

Në Ditën Ndërkombëtare të Punës punëtorët anekënd botës marshuan për të kërkuar drejtësi ekonomike dhe kushte më të mira për ta.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Punëtorët në mbarë botën kërkojnë më shumë të drejta dhe kushte më të mira të punës

Njerëz të prekur nga inflacioni dolën në rrugët e kryeqyteteve botërore për Ditën Ndërkombëtare të Punës për të kërkuar drejtësi ekonomike dhe kushte më të mira për punëtorët.

Me një pjesëmarrje rekorde pas dy vjetëve izolim nga pandemia Covid-19, punëtorët anekënd botës të hënën kërkuan që qeveritë e tyre të bëjnë më shumë për t’ua përmirësuar jetën atyre.

Kështu, në Tajvan, mijëra punëtorë dolën në rrugë për të protestuar ndaj politikave të punës, duke ushtruar presion mbi partinë në pushtet përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

“Paga jonë minimale është vetëm 845 dollarë amerikanë. Kjo nuk mjafton për të jetuar tani, kur çmimi i një veze u rrit në 0,49 dollarë. Qeveria tha se rriti pagën minimale me disa përqindje. Por kjo nuk mjafton më këtë rritje të çmimeve. Kjo e bën të vështirë jetesën”, tha Donny Hsu – punëtor në industrinë e prodhimit të çimentos, raporton AP.
Kushte më të mira të punës dhe kërkesa të tjera patën edhe punëtorët nga Koreja e Jugut.

“Qeveria po përpiqet të rrisë orarin e punës dhe të krijojë më shumë punëtorë jo të rregullt. Ne po luftojmë për të krijuar një botë ku nuk ka më punëtorë jo të rregullt. Ne duam përmirësojmë sistemin ligjor dhe të luftojmë që politikat e qeverisë të garantojnë të drejtat e punëtorëve”, u shpreh Yang Kyeung Soo – president i konfederatës koreane të sindikatave.

E në Indonezi, vendin me ekonominë më të madhe të Azisë Juglindore, punëtorët kërkuan shfuqizimin e ligjit për krijimin e vendeve të punës.
“Nuk mund të themi se gjendja e punëtorëve është e mirë. Ligji për krijimin e vendeve të punës duhet të shfuqizohet për hir të përmirësimit të kushteve në punë”, tha Sri Ajeng – protestues.

Ndërkohë në Francë filluan përgatitjet për protestën më masive kundër reformës së pensioneve të iniciuar nga presidenti francez Emmanuel Macron./Tëvë1/

Tags: 1 majiprotesta e punetoreve ne bote
ShareTweet

Postime të ngjashme

Plani për mbylljen e negociatave me Shqipërinë: më 6 tetor në Komision, më 15 tetor në tryezën e liderëve

Plani për mbylljen e negociatave me Shqipërinë: më 6 tetor në Komision, më 15 tetor në tryezën e liderëve

Brukseli ia kujton Serbisë nevojën për zbatimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë pas bisedës Vuçiq-Putin

Brukseli ia kujton Serbisë nevojën për zbatimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë pas bisedës Vuçiq-Putin

Turqia dënon hyrjen me forcë të grupeve ekstremiste izraelite në Xhaminë Al-Aksa

Turqia dënon hyrjen me forcë të grupeve ekstremiste izraelite në Xhaminë Al-Aksa

Stradner: Vuçiçi po paralajmëron hapur për “kaos”

Stradner: Vuçiçi po paralajmëron hapur për “kaos”

Deputetët e votuan, por kur do të jetësohen sigurimet shëndetësore për qytetarët?

LDK-ja me dy kryetarë në komisionet parlamentare, propozon edhe zëvendëskryetarët

Bllokada institucionale i kushton Kosovës mbi 1 miliard euro: OEK dhe juristët paralajmërojnë pasoja të rënda

Këto janë tetë komisionet që do të drejtohen nga VV-ja në Kuvend

Miratohet Komisioni i ri për Provimin e Jurisprudencës, kjo është përbërja

PDK propozon emrat për 16 komisionet parlamentare, tri do t’i drejtojë

Gola në Strasburg: Nëse zbatohen rigorozisht standardet ndërkombëtare të drejtësisë, liderët e UÇK-së do të lirohen

Gola në Strasburg: Nëse zbatohen rigorozisht standardet ndërkombëtare të drejtësisë, liderët e UÇK-së do të lirohen

Gashi: Deklarata e Kuvendit kërkon institucione funksionale, duhet konsensus për presidentin

Gashi: Deklarata e Kuvendit kërkon institucione funksionale, duhet konsensus për presidentin

Deklarata e Kuvendit për aktgjykimin e Speciales, Gucati: E pranueshme, por presim ndryshimin e ligjit

Deklarata e Kuvendit për aktgjykimin e Speciales, Gucati: E pranueshme, por presim ndryshimin e ligjit

Deputetët njëzëri kundër Gjykatës Speciale – Çfarë përmban rezoluta që u miratua nga 99 deputetë?

Deputetët njëzëri kundër Gjykatës Speciale – Çfarë përmban rezoluta që u miratua nga 99 deputetë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën