TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PSG-ja regjistron të ardhurat më të larta në historinë e klubit

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
PSG-ja regjistron të ardhurat më të larta në historinë e klubit

Paris Saint-Germain ka shpallur rezultate rekord financiare për sezonin 2024-2025, duke arritur të ardhura totale prej 837 milionë eurosh, shifra më e lartë në historinë e klubit.

Kjo tejkalon rekordin e mëparshëm prej 806 milionë eurosh, siç u konfirmua në raportin financiar zyrtar të klubit francez.

Nga këto, 367 milionë euro kanë ardhur nga të ardhurat komerciale, ndërsa 175 milionë euro nga ndeshjet në “Parc des Princes”, ku biletat janë shitur plotësisht në 170 ndeshje radhazi, një tjetër tregues i fuqisë ekonomike dhe popullaritetit të klubit.

Sezoni 2024/2025 ka qenë një nga më të lavdishmit në historinë e PSG-së, që arriti më në fund fitoren e parë në UEFA Champions League, duke mposhtur Interin në finale.

Përveç trofeut kontinental, skuadra pariziene fitoi edhe Ligue 1, Kupën e Francës dhe Trofé des Champions (Superkupën e Francës), ndërsa u ndal vetëm në finalen e Botërorit të Klubeve.

Në komunikatën zyrtare, klubi theksoi se “ky rezultat tregon maturimin e projektit që prej mbërritjes së aksionarit kryesor QSI dhe konfirmon stabilitetin e modelit ekonomik që e rendit PSG-në ndër klubet më të suksesshme në botë.”

Qatar Sports Investments mori kontrollin e klubit në vitin 2011.

Në raport janë përfshirë edhe të ardhurat nga faza çerekfinale e Botërorit të Klubeve, ndërsa fazat pasuese do të reflektohen në bilancin e ardhshëm.

Pavarësisht rekordeve të të ardhurave, PSG ka regjistruar një humbje vjetore, shifra e së cilës nuk është bërë publike.

Vitin e kaluar, deficiti ishte rreth 60 milionë euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muriqi pritet startues ndaj Shakhtarit

Muriqi pritet startues ndaj Shakhtarit

Shpendi, golashënuesi më i mirë në Serie B

Shpendi largohet në janar nga Cesena, destinacioni Serie A

Ronaldo gjithnjë e më afër shifrës së 1000 golave

Ronaldo gjithnjë e më afër shifrës së 1000 golave

​Mbrëmje e madhe në Champions, këto janë ndeshjet që luhen sonte

​Mbrëmje e madhe në Champions, këto janë ndeshjet që luhen sonte

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Një grua gjendet pa shenja jete në Suharekë, policia nis hetimet

Arrestohet gazetari propagandues i Vuçiqit, dyshohet për shkaktim të panikut gjatë trazirave

Arrestohet gazetari propagandues i Vuçiqit, dyshohet për shkaktim të panikut gjatë trazirave

Përfundon protesta kundër vrasjes së grave, kërkohet që femicidi të njihet si vepër e veçantë penale

Përfundon protesta kundër vrasjes së grave, kërkohet që femicidi të njihet si vepër e veçantë penale

“Drejtësi për gratë e vrara”- nis protesta në Prishtinë

“Drejtësi për gratë e vrara”- nis protesta në Prishtinë

Sulm kibernetik ekspozon të dhëna të paklasifikuara të CIA-s dhe inteligjencës amerikane

Sulm kibernetik ekspozon të dhëna të paklasifikuara të CIA-s dhe inteligjencës amerikane

Administrata Trump po shqyrton eliminimin e liderëve iranianë për t’i dhënë fund luftës, thotë raporti

Administrata Trump po shqyrton eliminimin e liderëve iranianë për t’i dhënë fund luftës, thotë raporti

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën