TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse ndodhi mbyllja e përkohshme e pishinës së Gërmisë ?

Ende pa i bërë një muaj që është hapur pishina e Gërmisë është mbyllur sërish përkohësisht. Shkak janë dyshimet mbi mosplotësimin e standardeve higjiene- sanitare.

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
1 0
A A

Freskinë nga i nxehti u nis të gjente në pishinën e Gërmisë.

Por, Shyqyri Thaçi më të mbërritur në hyrje ju desh të kthej nga kishte ardhur.

Kjo meqë Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë e mbylli përkohësisht këtë pishinë mbi dyshimin se uji nuk përmbush standardet e duhura higjiene-sanitare.

E se kushtet nuk janë të mira e thotë edhe vet Thaçi.

“Kushtet nuk janë të mira kjo pishinë duhet me qenë kryeqendër pishinë i madh Gërmia, pisha, gjelbërimi duhet me qenë pishinë nivel. Në fillim në anën e djathë një zhveshtore është katastrofë nuk e mbajnë mirë aty duhet më shku më larë diku me i ndërruar rrobat se këtu është katastrofë. Edhe uji këtu ka diçka, nuk e di a bijën prej gjetheve u mundofshin me disa rrjete disa djem me shty ajo e ndotë”, shprehet Shyqyri Thaçi – qytetar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thekson që edhe më 23 korrik janë marrë mostrat e ujit, dhe të njëjtat do të dalin të premten.

“Rezultatet e këtyre mostrave te lëshuara me 22 korrik 2025, treguan se parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet për ujin e pishinës. Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë vizitë në këtë pishinë, në të njëjtën ditë. Më 23 korrik 2025, janë marrë mostra të përsëritura dhe rezultatet përfundimtare pritet të jenë të gatshme ditën e premte, me 25 korrik 2025”, thuhet nga IKSHPK.

E nga ndërmarrja Sport Marketing thonë se primare është shëndeti i pushuesve.

“Si ndërmarrje publike, jemi të përkushtuar në respektimin e plotë të udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHPK-së dhe të çdo institucioni përgjegjës. Shëndeti publik ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë kryesor”, thuhet nga kjo ndërmarrje.

Kurse, Komuna e Prishtinës ka shprehur shqetësimin për këtë gjendje.

“Kryeqyteti shpreh shqetësimin lidhur me alarmin e panevojshëm të krijuar nga deklaratat publike të parakohshme dhe të pambështetura në rezultate përfundimtare. Sipas vetë IKSHPK-së, mostrat e dyta janë ende në proces të analizës laboratorike dhe rezultatet përfundimtare pritet të publikohen nesër. Çdo komunikim publik para përfundimit të këtyre analizave rrezikon të dezinformojë qytetarët dhe të krijojë konfuzitet”, thuhet nga komuna.

E nga opozita në kryeqytet, fajtor për gjithë këtë situatë e lënë Komunën e Prishtinës dhe ndërmarrjen që e ka nën menaxhimin pishinën e Gërmisë.

“Qytetarët e Prishtinës mund të infektohet në pishinë e Gërmisë, e kjo është papërgjegjësi e Komunës së Prishtinës e ndërmarrjes që merret me pishinën dhe komplet ekzekutivit të Komunës së Prishtinës në krye me Përparim Ramën. Për çudi sot edhe kryetari Rama ka me shpallë kandidaturën në këtë pishinë ku uji është i kontaminuar siç është e kontaminuar edhe qeverisja lokale 4- vjeçare e kryetarit Rama”, thotë Besart Krasniqi – asamblist i Vetëvendosjes.

Pishina e Gërmisë është hapur me tetë korrik e që nga ajo datë sot është hera e dytë që i është ndaluar veprimtaria përkohësisht.

Tags: mbylljapishina e germiseTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

“InfoNata” 04.11.2026

“InfoNata” 04.11.2026

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën