TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse e lëshoi paralajmërimin për demonstrata ambasada amerikane?

Kur ka mbetur edhe pak kohë deri tek shpallja e aktgjykimit, ambasada amerikane në Prishtinë ka lëshuar një paralajmërim për 16 shtatorin. Ambasada ka udhëzuar shtetasit e saj që të kenë kujdes, pasi në Kosovë janë paralajmëruar demonstrata.

by Jona Kelmendi
31 minuta ago
0 0
A A

Këtë përshkrim ia ka bërë “Reuters” shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me kaq shumë rëndësi, këtë ngjarje po e trajton edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Prandaj, sot ambasada lëshoi një njoftim, përmes së cilit paralajmëroi se më 16 shtator në gjithë Kosovën mund të ketë demonstrata.

“Disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha për të mërkurën, më 16 shtator, në qendër të Prishtinës dhe qytete të tjera të mëdha të Kosovës. Këto demonstrata mund të shkaktojnë turma të mëdha, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të rënda të trafikut”, thuhet në njoftimin e Ambasades Amerikane.

Prandaj, ambasada pati një thirrje për shtetasit amerikanë.

“Këshillohet të kufizoni udhëtimin në zonën e banesës suaj dhe të shmangni udhëtimin drejt vendit të punës dhe shkollave nëse rruga juaj kalon nëpër zona të prekura, pasi mund të mos jeni në gjendje ta përfundoni udhëtimin në kohë”, thuhet tutje ne njoftimin e ambasades Amerikane.

Këtë paralajmërim, eksperti i sigurisë, profesori Fatmir Qollaku, e sheh si një alarm të zakonshëm të ambasadës, për ngjarje të rëndësishme si ajo e 16 shtatorit.

“Ambasada amerikane edhe në shtete në regjion por edhe tek ne, ata e kanë një kujdes të shtuar ndaj qytetarëve të vet dhe paralajmërimet janë në një funksion të një kujdesi të shtuar të qytetarëve të vet kryesisht që ti shmangen udhëkryqeve, vendeve me frekuentuese apo vendeve me të ndishme nga  këndvështrimi i përshkallëzimit eventual të situatës”, ka deklaruar eksperti i sigurisë, Fatmir Qollaku.

Masa shtesë për të mërkurën, ka ndërmarrë edhe Policia e Kosovës.

“Planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në rastet kur pritet të ketë zhvillime, aktivitete, apo pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, hartimi dhe implementimi i planeve policore janë pjesë e procedurave të rregullta policore, që shërbejnë në interes të sigurisë së përgjithshme”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Profesori Qollaku tregon se planet operative në ngjarje të mëdha, janë një veprim i domosdoshëm i organeve të rendit.

“Në qoftë se ndodh ndonjë vendim tjetër, një aktgjykim tjetër pra atëherë është normal që shqetësimi ka me qenë i madh i qytetarëve të Kosovës i shtetasve tanë dhe gjithë atyre që e dinë peshën e UÇK-së. 02:02 – Policia e Kosovës në çdo situatë pak ma delikate mund të ketë dyshime për përshkallëzim të situatës, dhe hartojnë planin operativ. Dhe për datën 16 informacionet të cilat kanë ardhur dhe që janë përhapur janë të natyrës që Policia e Kosovës pra është mobilizuar në nivel detyre, dhe do të jetë në ballë te detyres për ruajtje të rendit dhe qetësisë publike”, tha tutje Qollaku.

E në qytetet e Kosovës, tashmë kanë nisur përgatitjet për 16 shtatorin.

Në Lipjan, para objektit të komunës është vendosur një flamur gjigant.

E në Prishtinë, shpallja e aktgjykimit do të mund të përcillet në një ekran gjigant.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Abdixhiku pas tërheqjes së Sejdiut: Tregoi dinjitet përballë “histerisë politike”

Gjykata Kushtetuese reagon pas kërkesës së Osmanit për tërheqje të lëndës

Bllokada institucionale, Kushtetuesja para një vendimi kyç për konstituimin e Kuvendit

“Liria ka emër” zhvendos aktivitetet në Hagë, nesër organizohet “Nata e Pritjes”

“Liria ka emër” zhvendos aktivitetet në Hagë, nesër organizohet “Nata e Pritjes”

Hamza takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë integrimin dhe reformat

Trump padit BBC-në për 10 miliardë dollarë, BBC premton të mbrohet nga akuzat

Trump thotë se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të mos sulmojnë objektivat energjetike

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president të Kosovës

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën