TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pse dënohet gjuha e urrejtjes në Gjermani?

nga tëvë1
27 Shkurt, 2025
0
A A
Pse dënohet gjuha e urrejtjes në Gjermani?

A mund të shprehet i lirë mendimi në Gjermani? Po, por jo pakufi! Gjermania zbaton rregulla më të rrepta se SHBA në këtë drejtim.

Në Gjermani ekziston liria e shprehjes. Ligji themelor, kushtetuta gjermane, e garanton atë në nenin 5. Megjithatë aty theksohet, se kjo liri ka edhe kufij. Për shembull, për të mbrojtur të rinjtë, privatësinë apo dinjitetin personal.

Në veçanti, mbrojtja e dinjitetit personal luan një rol të madh në traditën ligjore gjermane, thotë avokati Ralf Poscher, drejtor i Institutit Max Planck për Studimin e Krimit, Sigurisë dhe Ligjit në Freiburg. “Kjo e ka prejardhjen nga shoqëria klasore, në të cilën nderi ishte shumë rëndësishëm. Dhe këto koncepte të nderit, të cilat u adoptuan edhe nga borgjezia, janë bërë pjesë e sistemit tonë ligjor.”

Lejohet shpifja?

Në Gjermani është vepër penale të ofendosh të tjerët. Ju gjithashtu nuk mund të përhapni gënjeshtra që poshtërojnë të tjerët. Kjo do të thotë se liria e shprehjes është shumë më e kufizuar në Gjermani sesa në SHBA, thotë Nadine Strossen, profesore në Shkollën Juridike të Nju Jorkut. Ish-presidentja e Unionit Amerikan të Lirive Civile (ACLU) konsiderohet një mbrojtëse e rreptë e lirisë së shprehjes.

“Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara është ligji kombëtar që mbron më së shumti fjalën e lirë në botë”, thekson Strossen. Ky amendament ndalon ligjet që kufizojnë lirinë e fjalës. Që do të thotë se fyerjet dhe gënjeshtrat që dëmtojnë reputacionin tuaj mbulohen në masë të madhe nga liria e fjalës. “Edhe nëse besoni se një mesazh është urrejtës, ekstremist ose nxit dhunën, vetëm kjo nuk do të jetë kurrë e mjaftueshme për të justifikuar shtypjen e tij në vendin tonë.”

Mohimi i Holokaustit i ndaluar

Babai i Strossen i mbijetoi kampit të përqendrimit Buchenwald. Megjithatë, ekspertja e fjalës së lirë thotë se edhe mohimi i Holokaustit duhet të lejohet të shprehet. Ndërkohë që në Gjermani është vepër penale të mohosh publikisht gjenocidin nacionalsocialist të hebrenjve.

Kjo kategorizohet si e ashtuquajtur nxitje e urrejtjes në popull. Kushdo që bën thirrje për urrejtje ose dhunë ndaj grupeve të caktuara etnike, fetare ose kombëtare mund të dënohet deri në pesë vjet burg.

Demokracia mbron veten kur kërcënohet

Shprehja e mendimit politik pa gjuhë të urrejtjes lejohet, thotë studiuesi juridik Poscher. “Liria e shprehjes dhe liria e tubimit mbrojnë të gjitha llojet e opinioneve, përfshirë ato edhe në skajet e spektrit politik.” Kjo është arsyeja pse marshimet e ekstremistëve të djathtë janë të mundura në Gjermani. “Sigurisht që nuk duhet të kaloni kufirin e frikësimit, fyerjes, degradimit dhe të tjera si këto, por mund të propagandoni edhe ide antikushtetuese.”

Shteti mund të veprojë vetëm kur armiqtë e kushtetutës organizohen në atë mënyrë që të mund të përbëjnë kërcënim për demokracinë. Atëherë mund të ndalohen edhe klubet dhe festat. E ashtuquajtura demokracia që “mbrohet” synon të parandalojë që Gjermania të kthehet sërish në diktaturë, siç ndodhi në kohën e nacionalsocializmit.

Më mirë të injorosh sesa të ndalosh?

Për Strossen, e gjithë kjo vërtet është me qëllim të mirë, megjithatë, nuk të afron më shumë në realizimin e qëllimit për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. “Unë mendoj se kjo qasje paternaliste jo vetëm që kufizon lirinë individuale, por është përfundimisht joefektive. Historia tregon se mënyra më e mirë për të tërhequr vëmendjen për mesazhin tuaj është të shpresoni se dikush do të përpiqet ta parandalojë atë.”

“Rritja shqetësuese” e AfD, pjesërisht ekstremiste e krahut të djathtë ndodh pavarësisht përpjekjeve për të ndëshkuar deklaratat e urrejtjes, sipas Strossen, e pikërisht për këtë. “Kjo rrit vëmendjen, rrit simpatinë, rrit dyshimin dhe mosbesimin ndaj partive të tradicionale.” Strossen beson se është më mirë të injorosh urrejtjen dhe agjitacionin sesa t’i ndalosh ato. Pretendimet e rreme po mund të kundërshtohen.

Çdo i dyti person tërhiqet nga diskutimet

Debati për kufijtë e lirisë së shprehjes është intensifikuar që nga rritja e mediave sociale. Ato i mundësojnë të gjithëve të shprehin opinionet e tyre – por aty gjen edhe urrejtje dhe agjitacion – publikisht. Sipas një studimi të mbështetur nga Ministria e Familjes, pothuajse çdo i dyti person në Gjermani është fyer në internet. Një e katërta e të anketuarve janë përballur me dhunë fizike dhe 13 për qind me dhunë seksuale. 55 për qind e të anketuarve u shprehën, se morën pjesë më pak në diskutime si rezultat i kësaj.

Studiuesi juridik, Ralf Pauscher flet për debatin jo të civilizuar që mund të gjendet në internet. “Aty ku njerëzit degradohen, ofendohen dhe persekutohen me një fluks komentesh urrejtjeje. Kjo gjithashtu bën që shumë njerëz të mos marrin më pjesë në debatin publik.” Por debati është baza e një demokracie të gjallë. Prandaj, duhet “këmbëngulur për një nivel të caktuar civilizimi në debatin publik”.

Nga ana e saj thekson Strossen, Gjermania është më përpara sesa SHBA kur bëhet fjalë për lirinë e fjalës për sa i përket përmbajtjes seksuale dhe lakuriqësisë. “Ne amerikanët jemi tejet të kufizuar.”  Shfaqja e gjinjve të një gruaje që ushqen foshnjen me gji do të shkaktonte ndërhyrjen e censurës në SHBA, thotë ajo./DW/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Ushtria izraelite thotë se ka pritur një raketë nga Jemeni

Ushtria izraelite thotë se ka pritur një raketë nga Jemeni

Dymbëdhjetë ditë në Gaza: Çfarë ndodhi ndërsa bota drejtoi sytë nga konflikti Izrael- Iran?

Dymbëdhjetë ditë në Gaza: Çfarë ndodhi ndërsa bota drejtoi sytë nga konflikti Izrael- Iran?

Shqipëria evakuon nga Irani pesë shqiptarë

Shqipëria evakuon nga Irani pesë shqiptarë

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X