TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PSD thotë se s’bënë koalicione parazgjedhore: Jemi opozita e vetme në Kosovë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
PSD thotë se s’bënë koalicione parazgjedhore: Jemi opozita e vetme në Kosovë

Dy parti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA kanë zyrtarizuar kohë më parë koalicion parazgjedhor. Një ftesë për t’u bashkuar në këtë koalicion i ka shkuar edhe Partisë Social Demokrate (PSD), por që kryesuesja e Këshillit Drejtues, Donjeta Demolli po thotë se e kanë refuzuar.

Demolli ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme PSD-ja do të garojë e vetme.

“Ne e kemi marr ftesën prej AAK-së dhe përgjigja jonë ka qenë negative, për arsye se ne besojmë që si parti e kemi të nevojshme që të komunikojmë direkt me qytetarin dhe të shkojmë të vetëm në zgjedhje, duke përfaqësuar bindjet tona dhe rrugëtimin tonë pa një koalicion në zgjedhje të ardhshme. Ne kemi vendosur që nëse nuk ndryshon diçka në të ardhmen, do të shkojmë vetëm në zgjedhje” është shprehur ajo në emisionin “Këndi i Debatit në Tëvë 1.

Tutje, duke e mbështetur qëndrimin e saj në një hulumtim, ajo ka thënë se 33 për qind e qytetarëve të Kosovës e vlerësojnë pozitivisht angazhimin e kësaj partie, ndërsa 12 për qind mendojnë se opozitarizmi i PSD-së i mungon aktualisht Kuvendit.

Sipas Demollit, në terren vërehet një simpati e qytetarëve ndaj tyre, sepse ata kanë filluar ta kenë në konsideratë aktivizmin e PSD-së.

“Jo shumë kohë më parë, gjatë këtij muaji u prezantua një hulumtim i opinionit publik,  prej një prej kompanive kredibile në Kosovë për realizimin e hulumtimeve të opinionin, dhe në atë hulumtim del që 33 për qind e qytetarëve të Kosovës e vlerësojnë pozitiv angazhimin tonë, dhe rreth 12 për qind mendojnë që Parlamentit i mungon opozitarizmi i PSD-së. Ne besojmë që ky është rezultat i prezencës sonë për çështjet të cilat i kanë brengosur qytetarët dhe për problemet që i ka sjellë kjo qeveri. Besoj që  kemi filluar me një simpati drejt neve. Qytetari ka filluar me pas një konsideratë ndaj aktivizmit tonë”, ka shtuar ajo.

Në anën tjetër, Nol Nushi, duke folur për punën dhe aktivitet që ka bërë kjo parti pesë vjet nga themelimi i saj, ka thënë se kjo PSD sot është partia e vetme opozitare.

“Nga 2019 na po flasim se qysh PSD-ja është opozita e vetme në Kosovë. Puna jonë, angazhimi, argumentimi, insistimi jonë, kundërshtimi i fuqishëm të gabimeve të kësaj qeverie, janë karakteristikat tona që ish dashtë me karakterizuar secilin aktivistë, politikan që mëton me rrëzua këtë pushtet autoritar”, u shpreh Nushi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidencë ceremoniale, por betejë e fortë për të

Presidencë ceremoniale, por betejë e fortë për të

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Vjosa Osmani reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të Naim Murseli për vrasjen e Liridona Ademaj

“Mos qofsha në lëkurën e tij”, Kërçeli replikon me opozitën

“Mos qofsha në lëkurën e tij”, Kërçeli replikon me opozitën

Pas vendimit për vrasjen e Liridona Ademajt, Gërvalla bën thirrje për drejtësi të pakompromis

Pas vendimit për vrasjen e Liridona Ademajt, Gërvalla bën thirrje për drejtësi të pakompromis

Ushtarët izraelitë përdorin sulme seksuale për të dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Ushtarët izraelitë përdorin sulme seksuale për të dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Presidencë ceremoniale, por betejë e fortë për të

Presidencë ceremoniale, por betejë e fortë për të

Emisioni “Ditari” 21.04.2026

Emisioni “Ditari” 21.04.2026

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Vjosa Osmani reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të Naim Murseli për vrasjen e Liridona Ademaj

“Mos qofsha në lëkurën e tij”, Kërçeli replikon me opozitën

“Mos qofsha në lëkurën e tij”, Kërçeli replikon me opozitën

Pas vendimit për vrasjen e Liridona Ademajt, Gërvalla bën thirrje për drejtësi të pakompromis

Pas vendimit për vrasjen e Liridona Ademajt, Gërvalla bën thirrje për drejtësi të pakompromis

Tahiri: AAK voton pro Byrosë së Pasurisë së Pajustifikueshme, konfiskim për pasurinë pa mbulim

​Tahiri-Haxhiut pas polemikave me Haradinajn: Mos provoko se herën tjetër nuk largohemi nga foltorja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën