TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protestë në Prishtinë kundër vrasjeve ndaj grave: S’ka qetësi pa sigurinë e grave

by Tëvë1
29 minuta ago
0
A A
Auto Draft

“S’ka qetësi pa sigurinë e grave”, “Pasiguria e grave, alarm për ne” dhe “Ne nuk heshtim, nuk durojmë, deri në frymën e fundit rezistojmë”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve kundër dhunës ndaj grave.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar të premten në Prishtinë, duke kërkuar që vrasjet e grave të trajtohen si “urgjencë kombëtare”, e protestues të shumtë kanë marshuar nga sheshi Zahir Pajaziti deri te Qeveria e Kosovës.

Në mesin e dhjetëra qytetarëve ishin edhe familjarë të grave të vrara nga burrat, ndër ta edhe familjarët e rastit të fundit, përkatësisht të Jetlira Foniqit, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj katër ditë më parë.

Qëndresa Hyseni nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist tha se këto raste i kanë nxjerrë sërish gratë në rrugë, këtë herë me dhimbje dhe revoltë.

“Jetëgjatësia e dinjiteti i trupit e gjinisë sonë varet prej burrave e një sistemi patriarkal që e sheh çikën e gruan në shërbim të pushtetit mashkullor, qoftë në shpi, qoftë në institucione, qoftë në ekonomi…. … Krejt kjo vjen prej dhunës patriarkale që ushtrohet përmes dorës së burrave. Prej të njëjtës dhunë mashkullore përdhunohen edhe burrat, siç na u bë e ditun përmes lajmeve që n’burgun e Dubravës tre burra dhunuan një burrë tjetër. Këto fragmente mund të doken që s’kanë lidhje me njana-tjetrën, po në fakt burojne prej të njëjtit sistem e të njëjtës logjikë që rrah, përdhunon e vret… … Dy burra që vranë dy gra, nuk janë ngjarje të ndara prej njana-tjetrës, po janë episode të femicidit, pra të vrasjes së grave veç pse ato janë gra…. 07:23… Janë episode gjakatare që marrin disa prej nesh, e neve tjera na lënë të tmerrume e në frikë për atë çka mund t’i ndodhë secilës prej nesh, nesër a masnesër”, tha ajo.

Sipas Hysenit, dy rastet e fundit nuk duhet të trajtohen si tragjedi të izoluara familjare, por si pjesë e një problemi më të gjerë shoqëror.

Hyseni tha se protesta synon të ngritë zërin edhe për gratë që aktualisht jetojnë me frikën e dhunës. Ajo kërkoi që institucionet të marrin përgjegjësi dhe të ndërmarrin masa konkrete për parandalimin e femicidit.

Ndër kërkesat e protestuesve është krijimi i një njësie të specializuar për parandalimin e femicidit në nivel ministror, përgjegjësi institucionale dhe funksionalizim i zinxhirit institucional për parandalimin e femicidit, përfshirë Qendrat për Punë Sociale.

“Ne kërkojmë: Trajtimi i sigurisë së grave si çështje me urgjencë kombëtare dhe si aspekt kyç i sigurisë publike, duke kërkuar që Qeveria të krijojë një njësi të specializuar për parandalimin e femicidit në nivel ministror. Përgjegjësi institucionale dhe funksionalizim të mirëfilltë të zinxhirit institucional që parandalon femicidin, duke përfshirë edhe Qendrat për Punë Sociale. Mirëfinancim të politikave sociale të mirëqenies, që synojnë zbutjen e pabarazive gjinore dhe ekonomike që i mbajnë gratë të kurthuara në dhunë. Kodifikim të femicidit si vepër të veçantë penale, si dhe edukim gjithëpërfshirës në sistemin arsimor që targeton maskulinitetin toksik dhe riformëson marrëdhëniet gjinore mbi parimin e barazisë dhe drejtësisë”, tha ajo.

Në fillim të protestës të pranishëm ishin edhe deputetë nga Aleanca, të cilët thanë se mungesa e institucioneve funksionale po pamundëson trajtimin rasteve të grave të vrara nga burrat e tyre.

Deputeti nga Aleanca Bekë Berisha tha se e përkrah protestën dhe dhimbjen e familjeve të viktimave, ndërsa ka kërkuar institucione funksionale, përgjegjësi dhe masa konkrete për parandalimin e rasteve të tilla.

Ai ka thënë se deputetët janë zë i qytetarëve, por ka theksuar se moskonstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë po pamundëson funksionimin e komisioneve parlamentare dhe kërkimin e përgjegjësisë nga institucionet.

“Statistikat e dy muajve të fundit të vrasjeve të fëmijëve, të të rinjve, të vrasjes së grave, të vdekjeve në komunikacion, janë shqetësuese, janë alarmante. Këto bëhen në mungesë të institucioneve. Sot është dashtë, ose edhe dje, edhe sa herë ndodhin këto, duhet Ministri i Punëve të Brendshme, Policia, krejt agjencitë e sigurisë që janë përgjegjëse për këto me dhënë përgjegjësi te komisionet parlamentare. Domethënë kur ka mungesë të kthimit të institucioneve nuk jep askush përgjegjësi, ajo është anarki pastaj, ndodh çfarëdo…. 02:45… Këtu duhen institucionet sepse ne paguajmë prej parave tona institucionet, Policinë për me u marrë me këtë punë, pastaj me drejtësinë. Duhet me bërë drejtësi. E mundet me saktësi milimetrike me bërë drejtësi. Edhe pastaj me ia dhënë shembullin se nuk duhet me shkuar në atë rrugë. Pastaj duhet me pasë sanatoriume ku trajtohen njerëzit me probleme. Edhe ne luftojmë për këtë, domethënë këtë e synojmë, me pasë institucione funksionale”, tha ai.

Protesta u zhvillua pas dy rasteve të fundit të vrasjeve të grave, të cilat dyshohet se janë kryer nga bashkëshortët e tyre.

Vetëm gjatë javës së fundit, një 25-vjeçare shtatzënë dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj 26-vjeçar, ndërsa para dy ditësh, një 80-vjeçare dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj 81-vjeçar.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës të prezantuara nga organizatorët, nga viti 2010 deri në gusht të vitit 2026 janë regjistruar 63 gra si viktima të vrasjeve brenda familjes.

Tags: gratëPrishtineProtestaTeve1vrasjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

FROSTEA – SHIJE PËR ÇDO MOMENT!

FROSTEA – SHIJE PËR ÇDO MOMENT!

Haxhiu takon Antoninin, në fokus marrëdhëniet Kosovë-Itali

Haxhiu takon Antoninin, në fokus marrëdhëniet Kosovë-Itali

Nga përkrahës i medresesë dhe hoxhallarëve, në kritikues të myslimanëve – ndryshimi i qëndrimit të Nysret Pllanës

Nga përkrahës i medresesë dhe hoxhallarëve, në kritikues të myslimanëve – ndryshimi i qëndrimit të Nysret Pllanës

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

Legjenda e Manchester United përzgjedh dy transferimet më të suksesshme, njëri ndër ta Granit Xhaka

Xhaka dhe Sunderlandi kundër Milanit në Ligën e Evropës

Egnatia në Norvegji, synon shifrën rekord me miliona euro nga UEFA

Egnatia mëson shortin në Ligën e Konferencës

FROSTEA – SHIJE PËR ÇDO MOMENT!

FROSTEA – SHIJE PËR ÇDO MOMENT!

Haxhiu takon Antoninin, në fokus marrëdhëniet Kosovë-Itali

Haxhiu takon Antoninin, në fokus marrëdhëniet Kosovë-Itali

Nga përkrahës i medresesë dhe hoxhallarëve, në kritikues të myslimanëve – ndryshimi i qëndrimit të Nysret Pllanës

Nga përkrahës i medresesë dhe hoxhallarëve, në kritikues të myslimanëve – ndryshimi i qëndrimit të Nysret Pllanës

Auto Draft

Protestë në Prishtinë kundër vrasjeve ndaj grave: S’ka qetësi pa sigurinë e grave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën