TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministrja Pacolli: Pesë diga strategjike në proces

by Teve1
7 minuta ago
0
A A
Ministrja Pacolli: Pesë diga strategjike në proces

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se pesë diga strategjike janë në proces të zhvillimit, me synimin për të krijuar rezerva të reja ujore për furnizim me ujë të pijshëm, bujqësi dhe energji.

Përmes një njoftimi, Pacolli ka prezantuar ecurinë e projekteve për digat në Kuqicë, Pollatë, Desivojcë, Firajë dhe Dragaqinë.

Sipas saj, për digën e Kuqicës projektimi final pritet të përfundojë gjatë vitit 2027, kur edhe do të hapet tenderi për ndërtim, ndërsa punimet parashihet të nisin në vitin 2028.

Edhe për digën në Pollatë, dizajni konceptual ka përfunduar. Gjatë vitit 2027 pritet të përmbyllet projekti final dhe të hapet tenderi, ndërsa ndërtimi të nisë në vitin 2028.

Ndërkaq, për digat në Desivojcë dhe Firajë kanë përfunduar studimet përgatitore, ndërsa projektet e detajuara janë në proces të kompletimit. Përfundimi i tyre parashihet gjatë vitit 2027, kurse ndërtimi në vitin 2028.

Sa i përket digës në Dragaqina, projekti ndodhet në fazën përgatitore dhe projektuese, ndërsa fillimi i ndërtimit planifikohet për vitin 2029.

Pacolli ka bërë të ditur se financimi i këtyre projekteve do të sigurohet nga Buxheti i Kosovës, grantet dhe kreditë e buta.

Ajo ka njoftuar gjithashtu se ka nisur bashkëpunimi me Turqinë për ekspertizë teknike dhe garantimin e standardeve të larta të ndërtimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Gjini publikon shifrat e BQK-së: Rriten çmimet dhe borxhet, shqetësim për gjendjen ekonomike të familjeve kosovare

Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”

Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”

Familjet kujtojnë tragjedinë e Ohrit, 33-vjet pas aksidentit ende presin përgjigje

Familjet kujtojnë tragjedinë e Ohrit, 33-vjet pas aksidentit ende presin përgjigje

Momentin e largimit të Jakup Krasniqit nga familja, e prishë EULEX-i që ia drejton armën familjarit

Momentin e largimit të Jakup Krasniqit nga familja, e prishë EULEX-i që ia drejton armën familjarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën