TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt vazhdojnë edhe të shtunën, qytetarët marshojnë drejt institucioneve

by Tëvë1
38 minuta ago
0
A A
Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt vazhdojnë edhe të shtunën, qytetarët marshojnë drejt institucioneve

Protestat në Prishtinë, të organizuara pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj, do të vazhdojnë edhe të shtunën.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta e radhës do të nisë në orën 17:00, me kërkesën që institucionet përgjegjëse të japin llogari për dështimet që i paraprinë rastit tragjik.

Sipas njoftimit të organizatorëve, protestuesit do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej nga do të marshojnë drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kolektivi ka bërë të ditur se mobilizimi qytetar do të vazhdojë derisa të përmbushen kërkesat e tyre dhe institucionet të marrin përgjegjësinë për veprimet dhe mosveprimet e tyre.

Në thirrjen publike, organizatorët kanë ftuar qytetarët që t’u bashkohen protestave, duke theksuar se kërkojnë drejtësi për Arlindën dhe për të gjitha gratë që janë vrarë.

Protestat në kryeqytet po zhvillohen tash e tri ditë. Protestuesit fillimisht kanë kërkuar dorëheqjen apo shkarkimin e ministrave të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, ndërsa gjatë protestës së së premtes kërkesat u zgjeruan edhe ndaj sistemit të drejtësisë, përfshirë përgjegjësinë e gjyqësorit.

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, u vra më 25 tetor. Për këtë vrasje është arrestuar si i dyshuar ish-kunati i saj, Albert Sylaj.

Rasti ka ngritur shqetësime të mëdha për mënyrën se si institucionet kanë trajtuar denoncimet dhe kërkesat e viktimës për mbrojtje. Ditën e vrasjes, ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, ishte ndaluar nga policia, pasi Zekaj e kishte raportuar për mosrespektim të urdhrit mbrojtës.

Po ashtu, vetëm tri ditë para se të vritej, ajo i kishte dërguar një letër kryeprokurores së Pejës, duke e paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Pas ngjarjes, janë suspenduar kryeprokurorja e Pejës, një prokurore dhe 11 zyrtarë policorë, ndërsa drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje./teve1.info/

Tags: PrishtineprotesteTeve1vrasja e Arlinda Zekajt
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një 23-vjeçar, kërkohej nga gjykata

Arrestohet në Prishtinë shtetasi gjerman i kërkuar nga INTERPOL-i për tentim-vrasje

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një burrë në Pejë pasi dyshohet se vazhdimisht e shqetësonte ish-bashkëshorten përmes mesazheve

KOSTT thotë se ka rritje rekord të konsumit të energjisë, paralajmëron për reduktime të përkohshme gjatë dimrit

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës, pesë persona arrestohen

Rama përsërit ftesën për dialog, për të pestën ditë radhazi publikon sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Aksion kundër piraterisë në Prishtinë dhe Gjilan, MINTI intensifikon kontrollet

81 biznese online regjistrohen pas paralajmërimit për gjoba, MINT nis inspektimet më 1 nëntor

Meta do t’i njoftojë prindërit nëse adoleshentët kërkojnë vazhdimisht përmbajtje për vetëlëndimin

Meta do t’i njoftojë prindërit nëse adoleshentët kërkojnë vazhdimisht përmbajtje për vetëlëndimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën