TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protesta e studentëve në Tiranë përshkallëzohet në akte dhune

by teve1
60 minuta ago
0
A A
Protesta e studentëve në Tiranë përshkallëzohet në akte dhune

Studentë dhe qytetarë kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të Ministres së Arsimit.

Një prej studentëve pjesëmarrës u shpreh se protesta nuk është një reagim i përkohshëm, por do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

“Kemi ardhur që t’i japim fund sistemit komunist. Do të vazhdojmë me këto protesta, nuk kemi dalë për një ditë, por për të ardhmen tonë. Jemi mbledhur përmes rrjeteve sociale”, deklaroi ai.

Ndërkohë, një tjetër student theksoi se shqetësimet e ngritura lidhen me nevojat e studentëve, të cilat nuk janë adresuar prej 36 vitesh.

“Nuk ka kërkesa, janë kërkesa për nevoja të studentëve që nuk janë plotësuar prej 36 vitesh. Nuk duam negociata me Edi Ramën, por vetëm dorëheqje”, tha një student tjetër.

Me thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri”, apo edhe “Poshtë qeveria”, studentët shprehen se nuk ka pasur një reagim nga ana e institucioneve shtetërore për plotësimin e kërkesave të tyre.

Protesta u përshkallëzua në akte dhune ku disa të rinj qëlluan me kapsollë, gurë, tullumbace me ujë, bidona dhe vezë në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit, raporton ATSH.

Po ashtu, protestuesit kanë shkulur kangjellat rrethuese dhe pllakat e trotuarit në rrugën e Durrësit dhe kanë thyer xhamat e godinës së institucionit.

Gjatë kësaj proteste nuk munguan as flakadanë të hedhur edhe ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, ata shkruan me bojë mbi muret e ministrisë disa mesazhe si “Ministria e Krimit”, “Rezisto”, “Dorëheqje”, por edhe tentuan të shqyenin derën e hekurit për të hyrë brenda në godinë.

Policia u bëri thirrje pjesëmarrësit në këtë protestë që të distancohen nga aktet e dhunës.

Për shkak të përshkallëzimit të protestës, kanë ndërhyrë efektivët duke tentuar të shpërndajnë protestuesit të cilët tentuan për të hyrë në mjediset e brendshme të Ministrisë së Arsimit, duke i shpërndarë me ujë me presion.

Policia mori në kontroll oborrin e Ministrisë duke larguar të rinjtë.

Protestuesit vijuan të qëllojnë me kangjellat e shkulura nga rrethimi i rrugës, ndërsa policia ndërhyri me hedhjen e gazit lotsjellës.

Policia shoqëroi disa të rinj protestues ndërsa pjesa më e madhe e tyre u shpërndanë. Qytetarë e të rinj studentë vijuan të qëndrojnë përgjatë Rrugës së Durrësit ku ndodhet Ministria e Arsimit, ndërsa policia ka marrë në kontroll zonën.

Mediet raportuan për dy të lënduar gjatë protestës, ndërsa priten njoftimet zyrtare nga policia për numrin e të shoqëruarve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Emiri i Katarit bën thirrje që autorët e gjenocidit në Gaza të mbahen përgjegjës

Emiri i Katarit bën thirrje që autorët e gjenocidit në Gaza të mbahen përgjegjës

Greta Thunberg i bashkohet protestave të studentëve në Francë

Greta Thunberg i bashkohet protestave të studentëve në Francë

Erdogan: Turqia qëndron në krah të Arabisë Saudite përballë sulmeve të Huthëve

Erdogan: Turqia qëndron në krah të Arabisë Saudite përballë sulmeve të Huthëve

Zelensky: Jam i këmbyeshëm me NATO-në

Zelensky: Ukraina nuk mori paralajmërim të hershëm nga aleatët për sulmin rus me raketa balistike

Miratohet projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Miratohet projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Kujdes me PIN-in e kartës bankare, këto janë kombinimet më të rrezikshme

Kujdes me PIN-in e kartës bankare, këto janë kombinimet më të rrezikshme

“Ditari”- 13.10.2026

“Ditari”- 13.10.2026

Emiri i Katarit bën thirrje që autorët e gjenocidit në Gaza të mbahen përgjegjës

Emiri i Katarit bën thirrje që autorët e gjenocidit në Gaza të mbahen përgjegjës

Sekuestrohen rreth 100 mijë euro pasuri të dyshuara nga krimet kibernetike

Ndalohet një i dyshuar për keqpërdorim të detyrës e zbulim të fshehtësisë zyrtare

Grupi i Radoiçiqit kërcënon banorët e një fshati në Serbi që morën pjesë në protestat kundër Vuçiqit

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Presidentja Shiroka-Pula viziton familjen e Jakup Krasniqit

Presidentja Shiroka-Pula viziton familjen e Jakup Krasniqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën