TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Protesta e shërbyesve civil, Gashi thotë se gjykatat po zvarrisin lëndët e fituara

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Protesta e shërbyesve civil, Gashi thotë se gjykatat po zvarrisin lëndët e fituara

Zyrtarë të pesë institucioneve në Kosovë, kanë protestuar sot para Komunës së Prishtinës për shkak të pakënaqësive me kushtet në vendin e punës.

Kryetari i Shoqatës Sindikale, Ahmet Gashi, tregoi për disa nga kërkesat primare të tyre, teksa bëri të ditur që ka shumë shërbyes civilë që në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, e kanë fituar të drejtën e punës, por që lëndët e tyre zvarriten ende në gjykata.

“Kërkesa e parë ka të bëjë me hartimin e një rregulloreje për sistematizimin e vendit të punës, ku Komunës së Prishtinës i mungon kjo rregullore. Kërkesa e dytë ka të bëjë me zbatimin e vendimeve të Kuvendit Komunal, që ndërlidhet me marrëdhëniet e punës dhe të drejtat për shërbyesit civil. Kërkesa e tretë ka qenë zbatimi i vendimeve të Këshillit të Pavarur, por shpesh edhe vendimet e Gjykatës Themelore, në marrëdhënien e punës, ku për disa vite, ka një numër të madh të shërbyesve civil që u është mohuar e drejta e tyre, e që janë degraduar. Pastaj, në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, e kanë fituar të drejtën e tyre. Mirëpo, përsëri nuk janë kthyer në vendet e tyre të punës që kanë qenë dhe zvarriten në gjykata ende”, deklaroi Gashi në emisionin “Ditari”.

Më tej, Gashi tha se në mandatin e kaluar, përgjegjës që e kanë përfaqësuar Komunën e Prishtinës, e kanë vënë Gjykatën në “lajthitje”, pasi kanë thënë që i kanë zbatuar të gjitha vendimet, e që sipas tij, s’i kanë zbatuar fare.

“Nuk kemi marrë përgjigje nga komuna për këtë çështje”, potencoi tutje ai në Tëvë1.

Ndërkaq, i pyetur se a mundohet t’iu gjejë zgjidhje kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ky i fundit tregoi se gjatë një takimi të mbajtur, premtimet e tij nuk kundrejt kësaj shoqate, s’janë realizuar asnjë.

“Takimin e parë që e kemi mbajtur pas dy viteve, na ka premtuar që do t’i realizojnë këto çështje, po ashtu na pati premtuar që çdo 3 muaj të mbajmë takime të rregullta. Më pas, ka autorizuar disa persona t’i shikojnë kërkesat tona, por kur kemi kërkuar të takohemi në herën e dytë, pas dy jave, për t’i thënë që nuk janë duke u realizuar premtimet e tij, në fakt më nuk na ka takuar. Si pasojë e kësaj që t’i realizojmë të drejtat tona, na kanë shtyrë të marrim masa tjera sindikale, siç është greva”, theksoi ai.

Me ç’rast, Gashi tha se ende presin nga Rama që të reflektojë mbi kërkesat e tyre dhe t’i realizojë ato sa më shpejtë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

​Pas arrestimeve në Serbi, studentët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të BE-së

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

“300% rritje e çmimit të energjisë” – Pronari i një biznesi në Ferizaj paralajmëron largimin nga Kosova

“300% rritje e çmimit të energjisë” – Pronari i një biznesi në Ferizaj paralajmëron largimin nga Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën