TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prokuroria Speciale publikon të plotë raportin zviceran për rastin Dehari, reagojnë ministrat

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Konkluzionet për rastin Dehari: Trupi i të ndjerit përbën provën më të rëndësishme

Dy ditë pasi prokuroria speciale publikoi raportin e institutit zviceran në rastin e astrit deharit, u ngjallen reagime mbi përmbajtjen.

Ministria e drejtësisë në krye me Albulena Haxhiun, përmes një komunikate për media, publikimin e 2 nga 5 konkluzioneve të zviceranëve nga PSRK, e quajti të ngutshëm e të mangët.

“Prokuroria Speciale e Kosovës, sërish me vrap del për të propaganduar njëanshëm rezultatin e këtij raporti, përmes një komunikate, që dëshmon për mangësi të theksuar intelektuale, mungesë totale të njohurive shkencore, gjuhë krejtësisht jo profesionale edhe qëllim dashakeq. Jemi të zhgënjyer me këtë qasje! Kujt i kontribuon një manipulim i tillë, ku publikohen konkludime të pjesshme? Si munden organet e drejtësisë të jenë kaq tendencioze dhe selektive, veçmas një organ siç është prokuroria, e cila nuk guxon t’i shpërfillë asnjë nga hetimet që bëhen për asnjë rast të caktuar”, thuhet në komunikatë.

Kritika për Prokurorinë Speciale, hodhi edhe i pari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Mes tjerash, deklaroi se do të angazhohet me kompetenca të ministrit në sjelljen e drejtësisë për deharin.

“duhet ta kuptojmë pse zgjodhi të mos e jap të vërtetën e plotë. Kush ia kërkoi që me nxitim të flasë pjesshëm për një çështje e cila ka vëmendjen mbase të të gjithë qytetarëve të republikës. Ky rast duhet të hetohet me profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim. Drejtësia për të duhet të vijë në vend”, tha Sve@la.

E pas këtyre pretendimeve për manipulim, Prokuroria Speciale u kundërpërgjigj duke e publikuar të plotë raportin që më 1 prill i kishte ardhur nga Zvicra.

“Kushdo që ka ndonjë dyshim mbi këto përfundime, le t’i drejtohet Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës për informacione shtesë. Çfarëdo iniciative për të goditur institucionet e pavarura të drejtësisë është jo e drejtë dhe ka për qëllim që të ulë besimin e qytetarëve në institucionin e prokurorit të shtetit”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Në raport thuhet se në ADN-në e gjetur nuk është konstatuar ndonjë ADN tjetër përpos të Astrit Deharit, derisa nga objektet në qeli nuk ka pasur shenja gishtërinjsh që do të mund të përdoreshin.

Si provë të vetme të ngjarjes është cilësuar trupi i Deharit, i cili thuhet se është përdorur më së paku, por që marrë parasysh kohën e kaluar instituti zviceran nuk e rekomandoi zhvarrimin për riekzaminim.

E këto prova, përfaqësuesi ligjor i familjes Dehari, Tomë Gashi, pretendon se janë dëmtuar.

Dek; tomë gashi – përfaqësuesi i familjes dehari

Astrit Dehari u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, bashkë me disa aktivistë të tjerë të lëvizjes vetëvendosje.

Raporti i gazetares Florijeta Dernjani.

 

Tags: Astrit DehariRaporti ZviceranRasti Dehari
ShareTweet

Postime të ngjashme

MPB-ja mirëpret aksionin ku u arrestuan 4 të dyshuar, dy prej tyre zyrtarë të saj

MPB-ja mirëpret aksionin ku u arrestuan 4 të dyshuar, dy prej tyre zyrtarë të saj

Belgjika riafirmon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Belgjika riafirmon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

KQZ: Janë shtuar ekipet e numërimit, rinumërimi i votave pritet të zgjasë 12–14 ditë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci: Tri ditë atdhetar në vit nuk mjaftojnë për gjendjen e vendit

Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e votave, Lladrovci: Më në fund i doli tymi

MPB-ja mirëpret aksionin ku u arrestuan 4 të dyshuar, dy prej tyre zyrtarë të saj

MPB-ja mirëpret aksionin ku u arrestuan 4 të dyshuar, dy prej tyre zyrtarë të saj

City prezanton Guehin

City prezanton Guehin

Belgjika riafirmon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Belgjika riafirmon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

KQZ: Janë shtuar ekipet e numërimit, rinumërimi i votave pritet të zgjasë 12–14 ditë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci: Tri ditë atdhetar në vit nuk mjaftojnë për gjendjen e vendit

Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e votave, Lladrovci: Më në fund i doli tymi

Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

SHBA thotë se do të mbajë bisedime direkte me Iranin; Teherani thotë se do të jenë indirekte

Trump fton Netanyahun të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën