TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria nis hetimet për plagosjen e zyrtarit të BE-së në Gjakovë

by tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Prokuroria Speciale: Lipovica është ftuar për rastin e rezervave shtetërore në cilësinë e të pandehurit

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ka nisur hetimet lidhur me rastin ku një zyrtar i Bashkimit Evropian është plagosur në Gjakovë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta ka thënë për teve1.info, se ky institucion ka nisur veprimet hetimore në  përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi

“Prokuroria Speciale ju njofton se nga momenti kur e ka pranuar rastin në trajtim, ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike. Duke theksuar se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione”, tha Luta.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti ishte plagosur nga një mjet i mprehtë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima fillimisht është trajtuar në QKMF në Gjakovë teksa me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK.

Ndërsa, nga ShSKUK kanë thënë se gjendja e pacientit momentalisht  është stabile.

“Lëndimet janë në kokë në formë të kontuzioneve, dhe një plagë prerëse në regjionin e veshit të majtë, lëndimet në gjoks gjithashtu janë lëndime kontuzive dhe plagë prerëse-shpuese në regjionin pectoris djathtas, fraktura e brinjës së tretë djathtas dhe një pneumothorax minimal i cili është duke u observuar. Gjendja e pacientit momentalisht është stabile dhe është në observim të vazhdueshëm nga stafi. Paraprakisht në Q.E janë konsultuar Kirurgu Vaskular, Ortopedi dhe RL-ja”, kanë thënë për Tëvë1 nga ShSKUK.

Tentim vrasje në Gjakovë, plagoset shtetasi i huaj

“Viktima mashkull shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Gjakovë, pasi që i njëjti kishte dy plagë të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim. /teve1.info

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ: Mbi 7 mijë mërgimtarë votuan deri në orën 13:00

Mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Sekuestrohen rreth 100 mijë euro pasuri të dyshuara nga krimet kibernetike

Sekuestrohen rreth 100 mijë euro pasuri të dyshuara nga krimet kibernetike

KQZ miraton kufizimin e shpenzimeve për fushatën zgjedhore

KQZ miraton kufizimin e shpenzimeve për fushatën zgjedhore

KRU “Prishtina” nis ndërprerjen e ujit për konsumatorët me borxhe të papaguara

KRU “Prishtina” nis ndërprerjen e ujit për konsumatorët me borxhe të papaguara

KQZ: Mbi 7 mijë mërgimtarë votuan deri në orën 13:00

Mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Raporti i PE-së: Mali i Zi, vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së

Raporti i PE-së: Mali i Zi, vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së

Sekuestrohen rreth 100 mijë euro pasuri të dyshuara nga krimet kibernetike

Sekuestrohen rreth 100 mijë euro pasuri të dyshuara nga krimet kibernetike

Foden me kontratë të re me Cityn

Foden me kontratë të re me Cityn

KQZ miraton kufizimin e shpenzimeve për fushatën zgjedhore

KQZ miraton kufizimin e shpenzimeve për fushatën zgjedhore

KRU “Prishtina” nis ndërprerjen e ujit për konsumatorët me borxhe të papaguara

KRU “Prishtina” nis ndërprerjen e ujit për konsumatorët me borxhe të papaguara

Bilbao gjen pasardhësin e trajnerit Valverde

Bilbao gjen pasardhësin e trajnerit Valverde

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën