TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria në Prizren ngrit aktakuzë ndaj shtetasit turk që vrau vajzën e tij

by TËVË 1
6 muaj ago
0
A A
Prokuroria në Prizren ngrit aktakuzë ndaj shtetasit turk që vrau vajzën e tij

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.G., (shtetas turk), për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas aktakuzës, më 06 maj 2025, rreth orës 05:30 të mëngjesit, në rrugën “Shote Galica” në Prizren, në banesën ku i pandehuri jetonte bashkë me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, me dashje e privon nga jeta njërën nga vajzat e tij.

“Në orët e hershme të mëngjesit, menjëherë pas kryerjes së ritualit të faljes së namazit, i pandehuri me dashje ka marrë një thikë kuzhine me gjatësi të tehut rreth 23 centimetra, të cilën familja e përdorte për prerjen e mishit, dhe niset në drejtim të sallonit të banesës, ku ishin duke fjetur vajzat e tij, viktima Sh.G., dhe e dëmtuara A.R.I pandehuri, duke shfrytëzuar momentin kur vajzat ishin në gjumë, afrohet pranë shtratit dhe e sulmon me thikë viktimën Sh.G., duke e prerë në qafë, thuhet në njoftim.

“Në momentin kur viktima Sh.G., fillon të bërtasë zgjohet nga gjumi e dëmtuara -vajza tjetër A.G., e cila tenton ta pengojë të pandehurin në veprimet e tij. I pandehuri më pas e godet edhe atë me të njëjtën thikë, duke i shkaktuar plagë prerëse dhe shpuese në të dy anët e qafës. Nga klithmat e vajzave zgjohet edhe bashkëshortja e tij, R.G., e cila hynë në sallon dhe tenton ta ndalojë të pandehurin, gjatë së cilës pëson lëndime në fytyrë dhe në dorën e majtë”.

Më pas aktakuza thotë se pas një përleshjeje të shkurtër, e dëmtuara R.G., arrin ta shtyjë të pandehurin në dhomën e gjumit, ku e mbyll dhe bllokon derën me orendi, duke siguruar kështu mundësinë për të telefonuar për ndihmë.

Ndërkaq, si pasojë e plagëve të marra, viktima Sh.G., ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

Me këto veprime, i pandehuri M.G., ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /teve1.info/

Tags: prizrenTeve1Vrasje e rende
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Specialja konfirmon zgjatjen e afatit për shpalljen e vendimit për katërshen e UÇK-së

​Specialja konfirmon zgjatjen e afatit për shpalljen e vendimit për katërshen e UÇK-së

Haxhiu me thirrje për bashkatdhetarët: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit

Haxhiu me thirrje për bashkatdhetarët: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

LDK-ja mohon koalicionin me PDK-në, Rama flet për bashkëqeverisje me disa parti në Prishtinë

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Finalja vendimtare e volejbollit të femrave zhvillohet sonte

Finalja vendimtare e volejbollit të femrave zhvillohet sonte

Sonte përballja vendimtare, Bashkimi ose Bora në finale

Sonte përballja vendimtare, Bashkimi ose Bora në finale

Bayern-PSG, sonte caktohet rivali i Arsenalit në Champions

Bayern-PSG, sonte caktohet rivali i Arsenalit në Champions

FFK-ja zotohet për ndriçim e tribuna të reja në stadiume

FFK-ja zotohet për ndriçim e tribuna të reja në stadiume

​Specialja konfirmon zgjatjen e afatit për shpalljen e vendimit për katërshen e UÇK-së

​Specialja konfirmon zgjatjen e afatit për shpalljen e vendimit për katërshen e UÇK-së

Haxhiu me thirrje për bashkatdhetarët: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit

Haxhiu me thirrje për bashkatdhetarët: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

LDK-ja mohon koalicionin me PDK-në, Rama flet për bashkëqeverisje me disa parti në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën