TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Prokuroria kërkon paraburgim për zyrtaren e Prizrenit që dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

nga TËVË 1
3 javë më parë
0
A A
Prokuroria Themelore në Prizren për shkak të ndjeshmërisë s’jep detaje për rastin e vdekjes së 26-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të këtij qyteti për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarës Shpresa Osmanollaj, zyrtare komunale në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila aktualisht ndodhet në ndalim 48 orësh.

Zyrtarja e Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Shpresa Osmanollaj ishte ndaluar të enjten për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Osmanollaj dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Ndalimi i saj është bërë pas transmetimi të hulumtimit të “Betimi për Drejtësi” me titull “Loja me numra për fitimin e lejeve ndërtimore”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se Osmanollaj ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetimet paraprake tregojnë se më 25 shtator 2024, në cilësinë e kryetares së komisionit për pranimin teknik të një objekti banesor në rrugën “William Walker” në Prizren, e dyshuara ka lëshuar certifikatën për përdorim të objektit në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim, ndonëse ishte në dijeni për ndërtimin e një kati shtesë (kati i tetë) pa leje ndërtimore. Kjo, sipas Prokurorisë, i ka sjellë përfitim financiar investitorit A.K., duke i shkaktuar njëkohësisht dëm Komunës së Prizrenit dhe duke ndikuar negativisht në pamjen urbane të qytetit.

Po ashtu, më 15 tetor 2024, e dyshuara në të njëjtën cilësi, dyshohet se ka lëshuar në mënyrë të kundërligjshme pëlqimin për ndarjen e parcelës kadastrale për investitorin e njëjtë, duke i mundësuar ndërtimin e dy objekteve në të njëjtën parcelë dhe përfitime të paligjshme pronësore.

Prokuroria Themelore në Prizren rithekson angazhimin e saj në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që shkelin ligjin.

Tags: paraburgimProkuroria Themelore në PrizrenTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku pret Karen Pierce: Kosova duhet të ecë përpara në rrugën euroatlantike

Abdixhiku pret Karen Pierce: Kosova duhet të ecë përpara në rrugën euroatlantike

Dyshime për punësime të familjarëve në një shkollë në Klinë

Dyshime për punësime të familjarëve në një shkollë në Klinë

Ish-kryetari përball kryetarit aktual – Garë e fortë për kryetar të Lipjanit

Ish-kryetari përball kryetarit aktual – Garë e fortë për kryetar të Lipjanit

Krasniqi takon të Dërguarën e Mbretërisë së Bashkuar: Kriza institucionale po dëmton Kosovën

Krasniqi takon të Dërguarën e Mbretërisë së Bashkuar: Kriza institucionale po dëmton Kosovën

“Matrix”- 14.07.2025

Trump përmend sërish Kosovën: E zgjidhëm konfliktin me Serbinë

Trump përmend sërish Kosovën: E zgjidhëm konfliktin me Serbinë

Mbyllet Pishina e Gërmisë

Mbyllet Pishina e Gërmisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X