Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij katër ditorë në shtëpi në lagjen Velania në Prishtinë.
Gjatë këtyre ditëve ai është lejuar të qëndrojë për disa orë me familjen e tij.
Vizita e tij u mundësua nga Haga, pasi gruaja e tij raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Krasniqi ka qenë vazhdimisht i përcjellë nga policia e EULEX-it, ndërsa që në afërsi të shtëpisë së tij kanë qenë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Krasniqi pritet të kthehet sot në Hagë.
Ai është dënuar me 25 vjet burgim në shkallën e parë për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës ku edhe po mbahet në paraburgim./teve1.info/







