Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Ministria e Arsimit ka hapur thirrjen për Programin e Kuponëve për kopshte.
Aplikimi është i hapur për familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale që kanë fëmijë të moshës 3-6 vjeç dhe të cilat banojnë në Vushtrri, Gjilan, Prishtinë, Pejë, Drenas, Lipjan, Ferizaj, Shtime, Viti, Fushë Kosovë, Suharekë, Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë, Klinë, Prizren, Obiliq dhe Podujevë.
“Familja duhet të jetë përfituese e asistencës sociale, ndërsa fëmija duhet të plotësojë kriterin e moshës dhe të ketë vendbanimin në komunën ku aplikon për të vijuar kopshtin. Aplikimi mund të bëhet edhe para se fëmija të ketë mbushur moshën 3 apo 6 vjeç, duke filluar nga 2 vjeç e 6 muaj deri në moshën 5 vjeç e 6 muaj. Me kusht që vijimin në kopsht ta nis në moshën 3-vjeçare dhe ta përfundoj kur fëmija fillon edukimin e detyrueshëm parafillor apo fillor në një institucion publik arsimor”, thuhet në njoftim.







