TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Profesori britanik: Biden s’e ka “pastruar” rrëmujën e Trump në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Profesori britanik: Biden s’e ka “pastruar” rrëmujën e Trump në Kosovë

Nuk u bind që të nënshkruaj marrëveshje me Kosovën në Bruksel, e as në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Për këto veprime, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u arsyetua duke thënë se nuk dëshiron të nënshkruaj marrëveshje ndërkombëtare me Kosovën.

Por, profesori britanik, Eric Gordy, thotë se qëllimi i të parit të Serbisë ka qenë diku tjetër.
“Arsyeja kryesore që Vuçiq nuk e ka nënshkruar marrëveshjen është se ai dëshiron të ketë diçka në dorë. Ai synon që të nxjerr përfitime sa më të mëdha nga kjo marrëveshje me Kosovën. Në anën tjetër Kurti është në një pozitë të vështirë, sepse para se të fillonte negociatat me Serbinë ka dhënë fjalë të forta, duke kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës, por kjo nuk ka ndodhur. Prandaj çdo veprim që tani ai e ndërmerr duket sikur i ka thyer premtimet që i ka dhënë. Siç edhe mund ta shihni, Vuçiq akoma nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

Tutje, Gordy ka kritikuar pikën e 7-të të marrëveshjes, për shkak se siç thotë ai nuk është e definuar qartë.

“Ka konfuzion për fjalën “self-managment” për shkak të përkthimit nga gjuha angleze në gjuhën shqipe. Kjo ka të bëjë më shumë me një qeverisje lokale, por artikulli i shtatë mbetet i akoma paqartë për shkak së në të nuk definohet se çfarë karakteri do të ketë qeverisja lokale. Megjithatë, kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht autonomi për komunitetin serb në Kosovë”, shtoi Gordy

Mes tjerash, profesori britanik nuk sheh angazhim te mjaftueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë proces.

Sipas tij, Presidenti Biden nuk ka arritur që ta “pastrojë” rrëmujën e shkaktuar në Kosovë nga administrata Trump-it.
“Fatkeqësisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës po heshtin. Fillimisht Biden ka synuar që ta pastrojë rrëmujën që administrata e Trump-it e ka shkaktuar në Kosovë, por në fakt ai nuk ka bërë ndonjë gjë. Ndërsa, Bashkimi Evropian nuk mund t’i garantoj asnjërës palë integrim të shpejtë, prandaj e kemi edhe këtë situatë”, përfundoi ai.

Takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë, do të zhvillohet me 4 prill në Bruksel.

Kronika e gazetarit Shpat Blakçori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha: Gjykimi i rregullt i domosdoshëm për zbardhjen e plotë të rastit Banjska

Hoxha: Gjykimi i rregullt i domosdoshëm për zbardhjen e plotë të rastit Banjska

KFOR ndan medalje për ushtarë, vlerëson kontributin e tyre në garantimin e sigurisë

KFOR ndan medalje për ushtarë, vlerëson kontributin e tyre në garantimin e sigurisë

Vdes Haki Dushi, një prej profesorëve të parë të Ekonomikut

Vdes Haki Dushi, një prej profesorëve të parë të Ekonomikut

Raportet financiare të fushatës zgjedhore – Dallime të mëdha në shpenzimet e partive politike

Raportet financiare të fushatës zgjedhore – Dallime të mëdha në shpenzimet e partive politike

Vëllaznimi dënohet me gjobë dhe pa shikues në pjesën e ballkonit

Vëllaznimi dënohet me gjobë dhe pa shikues në pjesën e ballkonit

Avdyli i Celjes, e dëshironte përballjen me Dritën

Avdyli i Celjes, e dëshironte përballjen me Dritën

Hoxha: Gjykimi i rregullt i domosdoshëm për zbardhjen e plotë të rastit Banjska

Hoxha: Gjykimi i rregullt i domosdoshëm për zbardhjen e plotë të rastit Banjska

Trajneri i Dritës i kënaqur me shortin e Play-Offit

Trajneri i Dritës i kënaqur me shortin e Play-Offit

Historike: Kosova në “play-off”, kërkon kualifikimin direkt në Botëror

Mediat sllovene e krahasojnë ndeshjen Drita – Celje me atë Kosova – Sllovenia

KFOR ndan medalje për ushtarë, vlerëson kontributin e tyre në garantimin e sigurisë

KFOR ndan medalje për ushtarë, vlerëson kontributin e tyre në garantimin e sigurisë

Udhëtim në kohë, Dua Lipa publikon fotografi të një dekade më parë

Udhëtim në kohë, Dua Lipa publikon fotografi të një dekade më parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën