TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Procedohet në Qeveri Projektligji për Pagat dhe Projektligji për Zyrtarët Publik

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Sveçla: 11 kosovarë u lënduan mbrëmë nga strukturat ilegale kriminale të armatosura

Xhelal Sveçla

Këtë njoftim Sveçla  e ka bërë në Facebook ku ka deklaruar se Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Procedohet Projektligji për Pagat dhe Projektligji për Zyrtarët publik

Të dashura qytetare,

Të dashur qytetarë,

Të nderuar zyrtarë që shërbeni në institucionet publike,

Ju bëjmë me dije se sot pas një pune dinamike për shumë muaj kemi proceduar në konsultime paraprake dy projektligje:

Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik.

Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës. Projektligji, përmes sistemit të pagave që synon të krijojë, do të rregullojë edhe mënyrën dhe kushtet e pagesës. Ky projektligj ngre sistemin e pagave mbi parime të afirmuara nga praktikat më të mira të kësaj fushe edhe ndërkombëtarisht.

Projektligji patjetër që reflekton edhe situatën aktuale të vendit dhe praktikën gjyqësore duke ofruar siguri juridike për parimet bazë të aplikuara.

Ndërsa, Projektligji për Zyrtarët Publik ka për qëllim kryesor rregullimin e marrëdhënies së punës të zyrtares e zyrtarit publik në institucionet e Republikës së Kosovës.  Projektligji do të zbatohet për zyrtaren e zyrtarin publik duke përcaktuar shprehimisht institucionet e kategoritë që nuk janë në fushëveprimin e këtij ligji si dhe nënkategoritë që kanë status të veçantë, marrëdhëniet e punës së të cilëve rregullohen ndryshe.

Me qëllim të rregullimit adekuat të kornizës ligjore, projektligji do t’i adresojë problemet të cilat janë shfaqur në praktikë dhe në aspektin ligjor gjatë zbatimit të ligjit në fuqi për Zyrtarët Publik si dhe do të jetë në harmoni me rekomandimet e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Të dyja këto ligje do të kontribuojnë në barazi e drejtësi brenda sistemit të administratës publike sa i takon të drejtave, profesionalizimin e administratës publike sa i takon shërbimeve dhe qëllimit se përse ekziston administrata dhe padyshim rritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Shërbimeve publike për qytetarët, bizneset dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë qëllimi parësor i rregullimit të administratës ndaj ne besojmë se ky qëllim është adresuar në këto dy nisma ligjore.

Projektligjet do të kalojnë procedurat e konsultimeve paraprake dhe publike si dhe pas miratimit në Qeveri e Kuvend do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

KP: Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë

Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë

KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë

KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë

Zjarr në Ballancë të Vitisë, luten qytetarët që t’i shmangin lëvizjet e panevojshme

Zjarr në Ballancë të Vitisë, luten qytetarët që t’i shmangin lëvizjet e panevojshme

Macron do të vizitojë Sirinë

Macron do të vizitojë Sirinë

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

KP: Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë

Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë

Ministri i Serbisë në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

Ministri i Serbisë në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë

KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë

Zyrtare: Xhaka largohet nga Malisheva, klubi e konsideron si legjendë

Zyrtare: Xhaka largohet nga Malisheva, klubi e konsideron si legjendë

Kapet me minë të telekomanduar në veturë, arrestohet 38-vjeçari në Shqipëri

Kapet me minë të telekomanduar në veturë, arrestohet 38-vjeçari në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën