TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti prezanton buxhetin 4.27 miliardë euro për vitin 2027, paralajmëron rritje të pagave dhe pagën e 13-të

by Tëvë1
10 minuta ago
0
A A
Kurti prezanton buxhetin 4.27 miliardë euro për vitin 2027, paralajmëron rritje të pagave dhe pagën e 13-të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2027, i cili kap vlerën prej 4.27 miliardë eurosh. Gjatë prezantimit, ai ka paralajmëruar rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, si dhe vazhdimin e pagesës së pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik, raporton Ekonomia Online.

Gjatë shqyrtimit të parë të Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027, Kurti ka bërë të ditur se buxheti i propozuar është rreth 200 milionë euro më i lartë se buxheti i rishikuar i vitit 2026 dhe 300 milionë euro më i lartë se buxheti fillestar i të njëjtit vit.

Sipas tij, nga buxheti i përgjithshëm, 908 milionë euro janë paraparë për financimin e komunave, ndërsa 1 miliard e 85 milionë euro për pagat e punonjësve publikë.

Duke folur për ndarjet buxhetore, Kurti ka theksuar se financimi i komunave arrin nivelin më të lartë deri më tani.

“908 milionë euro do të transferohen drejtpërdrejt për financimin e komunave. Kjo përbën nivelin më të lartë të financimit komunal deri më sot dhe pasqyron rritjen e vazhdueshme të granteve qeveritare, si dhe mbështetjen për ofrimin e shërbimeve publike sa më afër qytetarëve”, ka deklaruar Kurti.

Një pjesë të fjalimit të tij, kryeministri ia ka kushtuar edhe mbështetjes financiare për ekipet mbrojtëse të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në këtë buxhet kemi paraparë gjithashtu edhe rritjen e mbështetjes financiare për ekipet mbrojtëse të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga vetë ekipet mbrojtëse. Për angazhimin dhe mbështetjen e mëtejshme në këtë proces, presim edhe strategjinë e grupit punues të kryesuar nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca”, ka thënë ai.

Sa i përket pagave në sektorin publik, Kurti ka bërë të ditur se gjatë vitit 2027 do të vazhdojë zbatimi i politikës së rritjes së të ardhurave për punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit.

Ai ka sqaruar se në gjysmën e parë të vitit do të realizohet pagesa e pagës së 13-të, ndërsa nga 1 korriku do të nisë zbatimi i rritjes së koeficientit të pagave në 120 euro.

“Sikurse edhe këtë vit, është paraparë pagesa e pagës së 13-të, e krahas saj, nga 1 korriku i vitit 2027, koeficienti i pagave do të rritet në 120 euro. Pra, në gjysmën e parë të vitit, punonjësit publikë do ta përfitojnë pagën e 13-të, ndërsa në gjysmën e dytë do të fillojë zbatimi i rritjes së koeficientit, që nënkupton rritje të pagës për të gjithë ata që paguhen nga buxheti i shtetit”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i Qeverisë ka bërë të ditur se si rezultat i këtyre ndarjeve, buxheti për paga do të arrijë në 1 miliard e 85 milionë euro.

“Si rezultat, buxheti për paga arrin në 1 miliard e 85 milionë euro, e që i shpërndarë në rreth 85 mijë punonjës publikë, ky nivel i financimit reflekton një pagë mesatare vjetore bruto prej mbi 12 mijë eurosh”, ka thënë Kurti.

Projektbuxheti për vitin 2027 është prezantuar në Kuvend në kuadër të shqyrtimit të parë të Projektligjit për ndarjet buxhetore, ndërsa për miratimin përfundimtar pritet të kalojë edhe në procedurat e mëtejshme parlamentare.

Tags: albin kurtiprojektligji i buxhetitTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekspozuan armë në rrjete sociale, Policia në Rahovec u sekuestron pushkë automatike dhe snajper

Ekspozuan armë në rrjete sociale, Policia në Rahovec u sekuestron pushkë automatike dhe snajper

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi miraton me 84 vota ratifikimin e protokollit për Personat e Zhdukur

Kuvendi miraton me 84 vota ratifikimin e protokollit për Personat e Zhdukur

Presidentja Shiroka Pula takon shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë

Presidentja Shiroka Pula takon shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën