Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Berlin, ku është pritur nga kancelari gjerman Friedrich Merz, në kuadër të takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetarëve” (Coalition of the Willing).
Kreu i qeverisë shqiptare merr pjesë në këtë takim me ftesë të kancelarit Merz, në një tryezë ku do të diskutohet për çështje që lidhen me sigurinë, paqen dhe stabilitetin evropian.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë takim vjen në kuadër të angazhimit të saj në bashkëpunimin me aleatët strategjikë dhe kontributit në çështjet e sigurisë ndërkombëtare./rtsh.al/











