Skuadra e Ballkanit është në epërsi ndaj Prishtinës pas pjesës së parë.
Pas 45 minutave në Suharekë, rezultati është 3:1 në favor të Ballkanit.
Edhe pse Prishtina kaloi e para në epërsi, Ballkani u kundërpërgjigj me tre gola për të shkuar në pushim me avantazh solid.
Gentrit Salihu shënoi për Prishtinën, përpara se Ballkani të reagon me golin e Tolajt, autogolin e Salihut dhe penalltinë e Serebes.










