Skuadra e Prishtinës ka vazhduar shkëlqimin edhe në xhiron e pestë të Superligës së Kosovës në futboll, duke regjistruar fitoren e katërt në po aq ndeshje të luajtura.
Të martën, Prishtina triumfoi ndaj Drenicës me rezultatin 4:1 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Dy gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë, definuan epilogun e këtij takimi të rëndësishëm për të dyja skuadrat.
Kastriot Selmani, Diar Halili, Assane Diatta e Ardian Hasani shënuan fitoren e Prishtinës, ndërsa Shkëlzen Lushtaku realizoi golin e nderit për Drenicën.
Me këtë triumf, Prishtina ngjitet përkohësisht në krye të tabelës me 12 pikë, nëntë më shumë se Drenica që po kërkon fitoren e parë këtë sezon.
Në ndeshjen tjetër, të luajtur në Malishevë, Llapi mposhti skuadrën e Vushtrrisë me shifrat 3:0.
Arbnor Ramadani, Fiton Ademi, Arianit Hasani e Mërgim Cërnaveri shënuan shënuan golat për fitoren e rëndësishme të Llapit.
Për Llapin, kjo është fitorja e parë këtë sezon pas katër humbjeve rresht kurse Vushtrria regjistroi disfatën e pestë në po aq ndeshje të luajtura.










