Mbretëria e Bashkuar ka rishikuar rregullat e saj të imigracionit, duke dyfishuar kohën që shumica e punëtorëve të huaj duhet të presin për t’u kualifikuar për qëndrim të përhershëm në 10 vjet dhe duke i detyruar refugjatët që mbërrijnë me “anije të vogla” të presin deri në 30 vjet.
Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood, duke folur në Parlament të hënën, tha se qindra mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor do të përjashtohen nga rregullat e ashpra.
Rezidenca e përhershme, e njohur në Mbretërinë e Bashkuar si leje qëndrimi e pacaktuar, jep të drejtën për të punuar, studiuar, për të përdorur Shërbimin Shëndetësor Kombëtar falas dhe për të kërkuar përfitime sociale. Deri më tani, ajo është dhënë pas pesë vitesh.
Rregullat e reja, të cilat do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm, e lidhin të drejtën për qëndrim të përhershëm me të ardhurat.
Njerëzit që fitojnë më shumë se 50,000 paund në vit (67,000 dollarë) do të jenë ende në gjendje të aplikojnë pas pesë vitesh, dhe ata që fitojnë më shumë se 125,000 paund (167,500 dollarë) pas tre vitesh. Të gjithë të tjerët do të vendosen në rrugën 10-vjeçare.
Paga mesatare në Mbretërinë e Bashkuar është rreth 39,000 paund (afërsisht 52,000 dollarë).
Rregullat do të zbatohen në mënyrë retroaktive për punëtorët që ndodhen tashmë në vend.










