TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prishtina fiton “El Clasicon” ndaj Trepçës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Prishtina fiton “El Clasicon” ndaj Trepçës

Në një super ndeshje në kryeqytet, Sigal Prishtina pas dy vazhdimeve triumfoi ndaj Trepçës me rezultat 76:73, në xhiron e 11-të të  Superligës.

Ndeshja ka qenë e barabartë nga fillimi deri në fund, duke e bërë sfidën shumë interesante dhe fituesi të mos dihej deri në sekondat e fundit. Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë, duke fituar 15:16, ndërsa periudha e dytë u karakterizua me shumë pak pikë të shënuara, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 28:28.

Pothuajse lojë e ngjashme ishte në pjesën e dytë, ku periodën e tretë e fituan vendasit 17:16, ndërsa atë të fundit mysafirët 11:12, kurse aksionin e fundit nuk e shfrytëzuan prishtinasit dhe përballja shkoi në vazhdime 56:56. Edhe në vazhdimin e parë ishte ndeshje e barabartë, ndërsa Jan Palokaj shënoi në fund për 67:67, duke e dërguar ndeshjen në vazhdimin e dytë. Faktikisht edhe vazhdimi i dytë ishte interesant, por prishtinasit ishin më të vëmendshëm dhe fituan 76:73.

Te Sigal Prishtina debutoi Brooks DeBisschop me 24 pikë e 14 kërcime, ndërsa u ndihmua nga Dustin Thomas me 12 pikë e tetë kërcime dhe Dardan Berisha me 16 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, ndërsa te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 17 pikë e nëntë kërcime dhe Erjon Kastrati me 15 pikë e gjashtë kërcime.

Prishtinasit kanë shtatë fitore e katër humbje, kurse mitrovicasit gjashtë fitore e katër humbje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

FIFA e mahnitur nga kombëtarja e Kosovës, i kushton një artikull të gjatë me fakte

FIFA e mahnitur nga kombëtarja e Kosovës, i kushton një artikull të gjatë me fakte

Shabani shpall listën për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve, ka mungesa të shumta

Shabani shpall listën për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve, ka mungesa të shumta

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

​Pas arrestimeve në Serbi, studentët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të BE-së

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën