TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“’Prindi 1’ dhe ‘prindi 2’ shkel identitetin e fëmijëve”- Shkolla “Elena Gjika” jep sqarim

nga Doresa Geci
18 Shtator, 2024
0
A A
“’Prindi 1’ dhe ‘prindi 2’ shkel identitetin e fëmijëve”- Shkolla “Elena Gjika” jep sqarim

Shkolla “Elena Gjika” në një dokument në të cilin është përfshirë marrëveshja e shkollës me prindërit ka vendosur ta përdorë termin Prindi 1 dhe Prindi 2 në vend të termave nënë dhe baba. E kjo ka shkaktuar debat të gjerë në opinionin publik duke u konsideruar si shkelje e identitetit të fëmijëve. Por pas reagimeve, shkolla ka dalë me një sqarim.

Prind 1 dhe Prindi 2, është kjo forma që shkolla “Elena Gjika” i është referuar nënës dhe babait.

Në dokumentet e përfshira “Marrëveshja e shkollës me prindërit”, ky institucion në këtë formë vendosi të emërtojë prindërit e nxënësve.

E kjo ngjalli reagime të shumta në opinionin publik..

Drejtoresha e shkollës nuk ka pranuar të jap ndonjë sqarim rreth përdorimit të termave prindi 1 dhe prindi 2 përkundër interesimit të televizionit

E më vonë nga ky institucion dolën me një reagim në Facebook, ku dhanë disa sqarime.

Kjo draft-marrëveshje është hartuar nga grupe punuese të shkollave gjatë vitit 2023 dhe është në harmoni me praktikat evropiane për nënshkrim nga dy prindërit. Është vërejtur se disa prindër e kanë ndërlidhur me procese të tjera, për çka shkolla nuk ka pasur këtë qëllim. Për shkollën është e rëndësishme që dy prindërit të jenë pjesë e shkollimit dhe garantues i bashkëpunimit e ndarjes së përgjegjësisë në të mirë të fëmijëve. Ne ndajmë keqardhje për çdo shqetësim të mundshëm që kjo situatë mund të ketë shkaktuar”, u tha në një postim nga drejtoria e kësaj shkolle.

Edhe nga Drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës e kanë quajtur një emërtim të tillë si keqkuptim.

“Ka pasur keqkuptime, ku disa prindër e kanë ndërlidhur këtë marrëveshje me procese të tjera, të cilat nuk janë objekt i këtij dokumenti. Për DKA, është thelbësore që të dy prindërit të jenë të angazhuar dhe të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në procesin arsimor”.

Termet prind 1 dhe prind i 2 sipas avokatit, Ardian Bajraktari nuk përdoren as në Kushtetutën e Kosovës.

“Legjislacioni në fuqi i Kosovës nuk ka terminologji të tilla, është ligji për familjen dhe ligji për gjendjen civile që kur i referohet të dy prindërve nënkupton prindërit dhe varësisht nga konteksti kur përmend nënës apo babait kjo terminologji përdoret edhe në këto ligj në theks të veçantë në ligjin për familjen, ndërsa varësisht prej konteksti mund të përdoret termi amësi”, tha Bajraktari.

Por sipas sociologut, Genc Xërxa qëllimi i përdorimit të këtyre termave mund të ndërlidhet me faktin se prindërimi është një koncept shumë i gjerë.

“Prindërimi është një koncept shumë i gjerë duke ditur që është ai biologjik edhe prindërimi social, pra varësisht prej shkaqeve dhe rrethanave të ndryshme prindërim mund ta luaj ai fëmija që i ka prindërit e humbur, pra kemi një lloj prindërimi tjetër, pastaj kemi të prindërimet ushquese apo vetë ushqyese. Në një farë forme mendoj që nuk ka të bëjë me kodin civil pasi që ende nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës”, tha Xërxa.

Por për pedagogun, Përparim Blakaj, përdorimi i këtyre termëve është një shkelje e identitetit të fëmijës.

“Ky lloj emërtimi krijon një distancim nga realiteti i natyrshëm i traditës tonë familjare, kjo është një shkelje në identitetin e fëmijës dhe zhvillimin e tij emocional. Unë mendoj që fëmjët kanë nevojë për figura të qarta prindërore dhe simbolikat e përkufizimit nënë dhe baba  dhe kujdestarë. Janë shumë të rëndësishme në këtë proces. Këto thjesht nuk janë pozicione simbolike, por janë një strukturë familjare”, tha Blakaj.

Dokumenti i formuar nga grupi punues në shkollën “Elena Gjika” iu është dorëzuar të gjithë prindërve të nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Paralajmëruar mbi 1 vit, çka u bë me rimbursimin për shishe?

Paralajmëruar mbi 1 vit, çka u bë me rimbursimin për shishe?

Bllokada në Kuvend lë pa shtesa mësimdhënësit për pesë muaj

Mulla Asllan Murati – Imami që sfidoi rrezikun për t’i kthyer eshtrat e Isa Boletinit në atdhe

Mulla Asllan Murati – Imami që sfidoi rrezikun për t’i kthyer eshtrat e Isa Boletinit në atdhe

Ndalja e fondeve të USAID-it në Kosovë shkak që disa kompani të ndalojnë aktivitetet

Ndalja e fondeve të USAID-it në Kosovë shkak që disa kompani të ndalojnë aktivitetet

Kurti: Nesër në seancë sipas ftesës së kryesuesit

Kurti: Nesër në seancë sipas ftesës së kryesuesit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X