TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prezenca e amerikanëve në Speciale – çka do të thotë kjo?

Më 15 shtator do të rinis gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Njëri nga dëshmitarët e rëndësishëm pritet të jetë një zyrtar amerikan. Prandaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që të marrin pjesë në marrjen në pyetje të këtij dëshmitari, emri i të cilit për momentin është i panjohur për publikun.

by Florijeta Dernjani
8 muaj ago
55 2
A A

Pak ditë kanë mbetur deri në rifillimin e gjyqit ndaj katërshes së UÇK-së.

Nga mesi i këtij muaji, gjyqi do të vazhdojë me paraqitjen e çështjes nga ana e ekipeve mbrojtëse.

Ende nuk është bërë publike, lista në tërësi e dëshmitarëve të mbrojtjes që do të dëshmojnë në Hagë.

Megjithatë, për dëshmitarin e koduar “003”, zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë vënë disa kushte të veçanta.

Në dokumentin e dorëzuar nga avokati i Thaçit, Luka Misetiç, tregohet se zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që vet të jenë prezent gjatë marrjes në pyetje të këtij dëshmitari, si deh kanë kufizuar fushën e pyetjeve që mund t’i bëhen atij.

“Është mirë që zyrtarët amerikanë, kushdo qofshin ata të marrin pjesë në monitorimin e një dëshmie të një dëshmitari. Por këtë e konsideroj si hap pozitiv, të cilin mbrojtja duhet ta kërkojë prezencën amerikane, meqenëse institucionet e Kosovës nuk po themelohen, por edhe pse ishin pesë vjet nuk u bë një monitorim, një dakordim me një organizatë ndërkomëbtare të institohet që gjithsesi që zyrtarët amerikanë, kushdo qofshin ata, ta monitorojnë këtë procedurë penale, pasi që konsiderojmë se janë bërë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”, thotë avokati, Xhevdet Smakiqi.

Kjo prezencë e zyrtarëve amerikanë, vlerësohet se mund të ndikojë pozitivisht në proces.

“Është një numër i amerikanëve që do të dëshmojnë në të mirën tonë, të shtetit tonë e UÇK-së. Ne e kemi pritë shumë mirë dhe unë besoj se do të ketë një ndikim pozitiv, pa e mbajtë anën e asnjë palë. Se i bjen shumë keq që s’e thomë ne, që ata po na mbajnë anën neve, ama jo. Pa e mbajtë anën e asnjë palë, ta shikojnë drejtësinë dhe ta qojnë drejtësinë në vend”, shprehet Hysni Gucati – kryetar i OVL-UÇK-së.

Megjithatë, Specialja thotë se i takon trupit gjykues që të vendosë në lidhje me këtë çështje.

“Këto kushte të kërkuara për dëshminë e dëshmitarit përfshinin që marrja në pyetje të kufizohej në tema të përcaktuara; që dëshmitari të mund të refuzonte t’u përgjigjej pyetjeve për shkak të konfidencialitetit; dhe që përfaqësuesit e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të autorizoheshin të ishin të pranishëm gjatë dëshmisë. Mbrojtja gjithashtu informoi Trupin Gjykues se do të paraqiste një kërkesë zyrtare për të kërkuar këto masa. Do të jetë detyrë e Trupit Gjykues të vendosë për çdo kërkesë të tillë”, ka thënë Angela Griep , zëdhënëse e Gjykatës Speciale.

Aktualisht, ende nuk ka një vendim të tillë.

Share8Tweet5

Postime të ngjashme

Ish-kryetarët e komunave veriore të pakënaqur me qeverisjen aktuale, ankohen për pezullim të shërbimeve

Mashtrim përmes telefonit në Mitrovicën e Veriut, qytetares i merren 500 euro nga llogaria bankare

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Koalicione apo të vetme në garë? KQZ cakton afatin për partitë politike

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë, i dyshuari në mbajtje për 48 orë

Përfshihet nga zjarri një shtëpi e pabanuar në Prishtinë, arrestohet një person

Digjet një shtëpi e braktisur në Prizren, dyshohet për shpërthim nga bombola e gazit

Ish-kryetarët e komunave veriore të pakënaqur me qeverisjen aktuale, ankohen për pezullim të shërbimeve

Mashtrim përmes telefonit në Mitrovicën e Veriut, qytetares i merren 500 euro nga llogaria bankare

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Koalicione apo të vetme në garë? KQZ cakton afatin për partitë politike

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë, i dyshuari në mbajtje për 48 orë

Përfshihet nga zjarri një shtëpi e pabanuar në Prishtinë, arrestohet një person

Digjet një shtëpi e braktisur në Prizren, dyshohet për shpërthim nga bombola e gazit

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Nafta shitet me çmim të njëjtë sikur dje

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Një 44-vjeçare gjendet pa shenja jete në Podujevë, rasti nën hetime

IKShPK: Nga tetori nis testimi për tuberkuloz te fëmijët

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën