Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar mbrëmë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, gjatë një pritjeje të organizuar nga Presidenti i ShBA-së, Donald Trump.
Në një postim, Osmani e ka cilësuar këtë takim si shumë të rëndësishëm dhe përmbajtësor.
“Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtësore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti Trump”, ka thënë Osmani.