TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Presidenca kërkon rikthimin e dialogut strategjik – përgjigjet ShBA

Pas vizitës së zyrës së presidencës në Departamentin e Shtetit, ku është kërkuar ri-fillimi i dialogut strategjik, Ambasada Amerikane në Prishtinë për Tëvë1 ka thënë së janë të hapur për të përmirësuar marrëdhëniet dhe rifillim të bashkëpunimit. Por, ata kërkojnë hapa konkret nga qeveria në detyrë për uljen e tensioneve

by Venhar Isufi
6 muaj ago
3 0
A A

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezulluan për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën për shkak shqetësimeve ndaj veprimeve të Qeverisë në detyrë Kurti.

Dialogu ishte planifikuar që lidhjet ekonomike dhe diplomatike të Kosovës me Amerikën të forcohen, mirëpo Ambasada Amerikane në Prishtinë, pati thënë që
veprimet e Qeveris Kurti, kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.

Megjithatë, kjo e fundit në një përgjigje për Tëvë1, ka thënë se janë të hapur për të përmirësuar marrëdhëniet me qeverinë.

Por, kanë një mesazh për kryeministrin Kurti.

“Siç ia kemi bërë të qartë qeverisë kujdestare, dera është e hapur për marrëdhënie të përmirësuara dhe rifillim të bashkëpunimit. Megjithatë, kjo kërkon hapa konkretë nga kryeministri kujdestar Kurti për uljen e tensioneve dhe avancimin e qëllimit tonë të përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për mirëqenie të ndërsjellë ekonomike. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë veprimet e qeverisë kujdestare”, thuhet nga ambasada amerikane.

E që të ketë lëvizje progresi janë bërë hapa edhe nga Presidenca e Kosovës, ku Këshilltarë të së parës së shtetit kanë zhvilluar takime në Departamentin e Shtetit.

Në njoftimin e zyrës së Presidencës, është bërë e ditur se gjatë takimit është diskutuar për rifillimin e dialogut strategjik, dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat kyçe, siguri, politikë të jashtme dhe ekonomi.

“Gjatë takimit u diskutua për partneritetin strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportet dypalëshe, si dhe domosdoshmërinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha kyçe, si siguria, ekonomia dhe politikës e jashtme. Delegacioni i Presidentes nënvizoi rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, duke theksuar se rikthimi i Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA mbetet prioritet i rëndësishëm në avancimin e interesave të përbashkëta. U potencua gjithashtu angazhimi i Presidentes Osmani për forcimin e koordinimit të përhershëm me institucionet amerikane dhe vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në të gjitha fushat me interes të dyanshëm”, thuhet nga presidenca.

Njohësi i zhvillimeve politike, Ben Andoni thotë për Tëvë1 se aktualisht nuk pritet të merret një vendim për largimin e këtij pezullimi.

Sipas tij, qeveria e re pas zgjedhjeve të 28-dhjetorit duhet ta ketë orientim pro amerikan dhe duke pasur politika të qarta në këtë drejtim.

“Duhet që udhëheqësia e Kosovës e sidomos qeveria që me gjasa do të del nga parlamenti I ri të ketë orientimin e duhur, pro amerikan dhe mbi të gjitha të jetë e qartë për politikat e saj. Kuptohet se nga zyra e presidentes Osmani patjetër që është I pranueshëm narracioni I tillë, pasi që ajo pas katër muajsh do jetë në ethet e rizgjedhjes në anën tjetër I duhet me të gjitha mjetët që ka, zonja Osmani ka treguar se është një intelokotore e mirë me autoritetet amerikane”, tha ai.

Këtë vendim e kishte komentuar edhe vet zyra e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Zëdhënësi, Përparim Kryeziu në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se të gjitha veprimet në katër komunat veriore janë ndërmarrë për të forcuar rendin dhe ligjin, ndërkaq për komentet e Kurtit karshi Gjykatës Kushtetuese, ai tha se kanë qenë qëndrime publike të tij pasi që janë marrë vendime që kanë cenuar karakterin demokratik të Republikës së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

SEECP miraton Deklaratën Finale me konsensus, Serbia braktis punimet

SEECP miraton Deklaratën Finale me konsensus, Serbia braktis punimet

​Osmani në Ditën Olimpike: Kampionët tanë e bënë Kosovën të njohur në botë

​Osmani në Ditën Olimpike: Kampionët tanë e bënë Kosovën të njohur në botë

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Hoti: Kundërshtimi i projektit të gazit amerikan dërgon sinjal të gabuar ndaj aleatëve

Kurti: Diversiteti kulturor, një nga pasuritë e mëdha të Kosovës

Kurti: Diversiteti kulturor, një nga pasuritë e mëdha të Kosovës

SEECP miraton Deklaratën Finale me konsensus, Serbia braktis punimet

SEECP miraton Deklaratën Finale me konsensus, Serbia braktis punimet

​Osmani në Ditën Olimpike: Kampionët tanë e bënë Kosovën të njohur në botë

​Osmani në Ditën Olimpike: Kampionët tanë e bënë Kosovën të njohur në botë

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Hoti: Kundërshtimi i projektit të gazit amerikan dërgon sinjal të gabuar ndaj aleatëve

Lionel Messi flet pas rekordit

Lionel Messi flet pas rekordit

Garë e fortë për “Këpucën e Artë” në Botëror

Garë e fortë për “Këpucën e Artë” në Botëror

Kane “mallkohet” nga Magjistari

Anglia në kërkim të fitores së dytë

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

I hodhi benzinë bashkëshortes dhe i vuri flakën, arrestohet 69-vjeçari në Elbasan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën